Shehu: LSI s'ikën nga PD
Meta s’ka besim te Rama

15 Prill 2012, 10:07| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryetari i PD, deputeti Tritan Shehu është shprehur i bindur se LSI nuk ikën, pasi Meta nuk i beson Ramës. Ai shprehet se koalicioni i djathtë është gati të presë përpos Ndokës e Milos dhe Dulen, duke paralajmëruar se s'do ketë rrezik që qeverisja e djathtë të rrëzohet para vitit 2013.

Rezultati i votimit për anëtarin e KLD tregoi se PD e ka shumë të vështirë mbijetesën pa LSI. I trembeni largimi të Metës?
Unë s'mendoj se LSI e drejtuar mund të largohet nga koalicioni i tanishëm qeverisës për shumë arësye. Unë mendoj se në koalicionin me PD Meta ka gjetur partneritetin e duhur, një aleancë serioze dhe të respektueshme. S'besoj se lëviz nga koalicioni.

Por në votimin në Kuvend të enjten, që është pare dhe si "provë gjenerale" përzgjedhjen e Presidentit, tre deputetët e LS, me në krye Metën u larguan ama, ishte moment i vështirë...?
Nuk e mendoj një gjë të tillë. Në lidhje me largimin nga votimi, kryetari i LSI, Meta i ka dhënë shpjegimet e duhura. Ata ikën sepse pati vonesa në procesin e votimit për faj të PS që s'ra dakord për mënyrën e votimit, më saktë për kohën e vulosesjes dhe firmosjes së fletëve të votimit, çka solli votimin elektronik e bojkotin e PS. Meta e dy deputetët e tjerë të LSI kishin një takim të planifikuar. Vonesa në votim bëri që ata të largoheshin.

Po flitet se ka negociata sekrete të Metës me Ramën...?
LSI nga koalicioni me mazhorancën e djathtë dhe konkretisht me PD s'ka pasur humbje, por them se ka përfituar e ajo nga koalicioni me PD, pa përjashtuar se dhe PD ka përfituar nga koalicioni me LSI, në funksion të mirëqeverisjes, bërjes së reformave dhe integrimit të Shqipërisë në BE. Wshtë hequr sistemi i vizave, ka rritje ekonomike, pasi vendi s'ështëprekur nga krimi, pra ka zhvillim. Pastaj s'besoj se Meta shkon në koalicion me Ramën, sepse kreu i LSI nuk i beson Edi Ramës. Kreu i PS s'krijon siguri e garanci për aleatët, pastaj janë duke i ikur aleatë dhe PD po përgatitet ta zgjerojë koalicionin me parti të tjera, madje dhe të spektrit opozitar.


Pra PD kërkon zgjerim drejt opozitës, duke shfrytëzuar dhe sherrin që ka shpërthyer tek partitë e majta....?
Unë e kam deklaruar dhe më parë, se koalicioni i djathtë i drejtuar nga Berisha është i hapur dhe për parti të tilla opozitare, si PDK e Ndokës, që është parti e djathtë dhe ka qënë në koalicionin qeverisës me PD dhe për PDS të Paskal Milos që është një parti e majtë. S'mund të them se mund të ketë koalicion me PSD e Gjinushit që është deklaruar se dhe nëse ikën nga PS bashkohet në koaolicion jashtë PS vetëm me parti të majta.

Domethënë PD, për të garantuar qeverisjen është gati të mbështetet tek aleatët e rinj...?
Patjetër që po. Madje Berisha është i gatshëm për të negociuar e pritur në gjirin e koalicionit të djathtë aleatët e rij, qoftë dhe nga e majta opozitare. Lideri i PD di të bëjë koalicione, di të krijojë kushtet më optimale që ata të ndjehen mirë, duke i trajtuar si partnerë dhe me rëndësinë e duhur që meritojnë.

Berisha është i hapur për të pranuar dhe PBDNJ e Vagjel Dules në koalicionin e djathtë qeverisës...?
Vangjel Dule, për vetë peshën që përfaqëson partia që ai drejton, PBDNJ, për vetë sjelljen konstruktive e në funksion të integrimit që ka mbajtur gjithnjë, është në plan të parë për t'u ofertuar për të marrë pjesë në aleancën e djathtë qeverisëse. S'ka përse të mos ftohet në koalicion, aq më tepër që Rama nuk di të sillet me aleatët, të cilët po i largohen një nga një.

Po Idrizi i PDIU ka kërcënuar se ikën nga koalicioni nëse vjen Dule...?
Nuk e besoj, pasi koalicioni mes PD dhe PDIU nuk është bërë me kushte. Unë jam i bindur se Idrizi është solid në bashkëpunimin me Berishën. Ndaj s'mendoj se do të ketë surpriza.

Një largim i LSI, nuk mendoni se sjellë rrëzimin e qeverisë...?
Jam i bindur se LSI nuk largohet dhe i qëndron marrëveshjes bashkëqeverisëse. Ritheksoj s'ka probleme në koalicion.

As kandidimin i Nanos për president nuk sjell pasoja, pasi votat e LSI, Islamit dhe të PDIU mendohet se kalojnë për Nanon...?
Nuk ka asnjë pasojë kandidimi i Nanos për President në fatet e qeverisjes deri në fund të këtij mandati. Dhe nëse nuk bëhen votat, do të zgjidhet një president ose i njërës palë ose i palës tjetër pa asnjë ndikim anë fatet e qeverisjes. Për këtë jam shumë I bindur që nuk do ketë krizë qeveritare

Por ka shumë gërryrje te e djathta, pasi kërcënojnë jo vetëm koalicionet, por dhe partia e Topit, e Spahiut...?
Do jetë një parti e vogël, siç është bërë traditë tashmë. Mendoj se është e impostuar gabim në pozicionin e saj politik. PD ka qënë, është e do jetë kolona e lokomotiva e së djathtës në vend.

Po gërryrja vazhdon ama...?
Në një anë duket sikur ka gërryrje, por nga ana tjetër ka ardhje.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?