Shehu në ‘5 Pyetjet’: 18 dhjetori dita e referendumit për shkarkimin e Bashës, s’ka Kuvend! Berisha ka shumicën absolute në PD

13 Dhjetor 2021, 22:02| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 22:25

  • Share

TIRANË- Më 18 dhjetor, Partia Demokratike do të mbajë vetëm referendumin për ratifikimin e vendimit për shkarkimin e Lulzim Bashës, por Kuvendi Kombëtar i thirrur nga kryedemokrati nuk do të mbahet. Kështu ka deklaruar deputeti Tritan Shehu në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv’. Sipas tij, Basha duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe jo të deklarojë se e ka karrigen e ka meritë nga mbështetja e botës, duke iu referuar kështu deklaratave të Bashës se ka mbështetjen e SHBA-së.

“Në datën 18 ka vetëm një eveniment, referendumin për shkarkimin e Bashës, kuvendi mbylli siparin në datën 11, ndryshimet statusore janë futur në fuqi, pritet të ratifikohet shkarkimi i Bashës. Ky kuvend do vazhdojë të jetë i mbledhur deri në mars. Në datën 18 ka vetëm një element, referendumi në parti. Kushdo që ka dëshirë, kur të hapet procesi për zgjidhjen e kryetarit, ka të drejtë të paraqesë kandidaturën dhe aty të masë mbështetjen.

Një kryetar partie nuk mundet të ketë si mburojë vendet e shtete të tjera. Kryetari i partisë nuk mund të qëndrojë në karrige kur e ka humbur mbështetjen e partisë. Është jodinjitoze. Sëdyti është shumë e rrezikshme të quash atë Kuvend Kombëtar me mijëra njerëz, anti-amerikan. Është e rrezikshme sepse krijon dhe tenton të krijojë një antiamerikanizëm në Shqipëri, gjë që nuk është e vërtetë. Antiamerikanizëm nuk ka në PD është më pro-europiane, më pro-perëndimore”, tha Shehu në Report TV.

Tiritan Shehu, një ndër mbështetësit e Berishës, shpjegoi se çfarë diskutuan sot në mbledhjen e Komisionit të Rithemelimit brenda selisë blu. Shehu tha se sot u ngrit Komision Qendror i Organizmit të referendumit që do mbahet më 18 dhjetor, ku anëtarët e kryesisë do të votojnë në çdo qark për të miratuar shkarkimin e Bashës.

“Meqë kryetari i partisë është zgjedhur me mënyrën një anëtar një votë, është gjykuar se është më e mira, mos të mjaftohemi me shkarkimin e tij në kuvend, por t’ia dërgojmë për ratifikim anëtarësisë në referendumin që do mbahet më 18 dhjetor, përmes votimit të fshehtë një anëtar një votë.

Është ky komision i cili sot ngriti Komision Qendror të Organizmit të Referendumit, si të tillë do ngrihen në çdo degë lokale dhe do organizojmë referendumin ku do votohet. Është një mënyrë organizmi absolutisht demokratike. Ka një listë të anëtarësisë që është përdorur edhe kur u zgjodh kryetari i partisë. Degët janë të tilla, e njohin njëri-tjetrit. Kanë një dokument individual i çdo anëtari të PD-së që e paraqet nëse nuk e ka emrin në listë. Është normale dhe organizohet nga Komisioni qendror që e organizon me komision lokal”, tha Shehu pwr gazetarin Ilir Babaramo.

Kujtojmë se Kuvendi Kombëtar i mbajtur nga Sali Berisha shkarkoi Lulzim Bashën nga drejtimi i PD-së dhe pritet ratifikimi më 18 dhjetor nga anëtarësia. Ndërkohë ditën e sotme, një ngjarje sa e rrezikshme aq edhe groteske u krijua në selinë e Partisë Demokratike. Sali Berisha  me mbështetësit e tij mësynë në PD dhe zhvilluan një mbledhje të strukturës që ai e quan Komisioni i Rithemelimit, të cilin e krijoi në Kuvendin e 11 dhjetorit. Ndërkohë që Lulzim Basha zhvillonte mbledhjen në një zyrë tjetër me Grupin Parlamentar të PD.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?