Foto ilustruese

Bota

Shembet miniera e qymyrit në Poloni, zhduken 10 minatorë

23 Prill 2022, 08:58| Përditesimi: 23 Prill 2022, 09:11

  • Share

Dhjetë minatorë janë zhdukur pas shpërthimit në minierën e qymyrit Zofiowka në Poloni.

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, rreth orës 03:45 pati një goditje dhe për pasojë nisi shembja e minierës.

Mediat e huaja raportojnë se brenda ndodheshin 52 minatorë, 42 prej të cilëve kanë arritur të largohen. Ndërkohë vijon operacioni i shpëtimit për të arritur kontaktin me punëtorët e zhdukur.

Rreth 6 ekipe janë në vendngjarje dhe po përpiqen që të kontakojnë me minatorët.

Para disa ditësh, ndodhi një tjetër shpërthim në një minierë qymyri në Paëloëice, në Poloninë jugore. Nga kjo ngjarje u raportua se ndërruan jetë 3 minatorë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?