Shembet ura e Metoqit në Sarandë, shkak bëhet një kamion me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar

23 Janar 2022, 12:34| Përditesimi: 23 Janar 2022, 12:37

  • Share

Ura e Metoqit në Sarandë është shembur. Ura lidh zonën bujqësore të Metoqit me fshatin. Ende nuk dihet arsyeja e shembjes, por paraprakisht mendohet se mund të jetë shembur nga kalimi i ndonjë kamioni me ngarkesë mbi tonazhin e lejuar prej 10 ton.

Nuk përjashtohet mundësia që shembja të ketë ndodhur edhe nga erozioni i ujit të lumit Bistricë në njërën prej këmbëve të urës. Në këtë zonë janë ndërtuar vitet e fundit edhe 10 banesa dhe disa komplekse blegtoriale

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?