“Ishte një tmerr që askush mos e provoftë”, ishte mesazhi më gjysmë zeri i Fadi Mziut, pronar i një vile 3-katëshe në njësinë 4, e cila që prej kësaj të mërkure është kthyer në gërmadhë.
Fadili, është babi i Ledion Mziut, djali që zgjodhi të vetëprangoset në shtëpinë e tij, hipi mbi çati dhe bëri rezistencë deri në fund në përpjekje për të mbrojtur pronën.
“Çdo kush që ta shikoj djalin e tij në këmbët e policisë duke e shkelur në këmbë s'do ndihej mirë. Kur i pash videot nuk e di ca të them. Ka 24 orë Ledio në spital, 15 ditë regjim shtrati I kanë thënë”, tha ai.
Gati për të shpërthyer në lot, Fadili rreshton të gjitha dokumentet e pronës, borxheve dhe kredive, ndërsa pikëpyetja e madhe është se ku do të strehojë tre familjet, tashmë pa strehë.
“Ja dokumentet, hipoteka e shtëpisë, të gjitha dokumentet ,kam hyrë borxh në kredi për legalizimin e saj”, shton Fadili.
Që nga momenti kur iu shemb banesa, streha e vetme për familjen Mziu, është makina. Orët e natës, familja e Fadilit i ka kaluar në të ftohtë, ndërsa vetë ai në spital, duke u kujdesur për të birin, Ledionin.
“Kjo është shtëpia që kemi punuar 25-30 vite dhe tani është e prishur”
Ded Marku është një tjetër kryefamiljar, vila 3-katëshe e të cilit është shembur për shkak të rindërtimit, duke lënë jashtë 13 persona. Edhe ai, e ka kaluar natën i strukur gërmadhat e katit të parë të objektit, së bashku me familjarët e tij.
“Temperaturat -1, kam fjet në atë dhomë, në të ftohtë”, tha Marku.
Më e moshuara e familjes Liza, pas përplasjeve të së mërkurës, është paraqitur në komisariat për të denoncuar dhunën.
Shqetësimit të këtyre familjeve, iu është përgjigjur edhe njëherë kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, I cili I garantoi kompensim në masën 100%.
“Do të ketë dëmshpërblim të plotë për zonën 5 Majit ,do të dëmshpërblehen metër për metër”, tha Veliaj.
Në zbatim të programit të rindërtimi, ditët në vijim do të jenë të tjera banesa që do t’i nënshtrohen shembjes. Kundërshtimi i projektit nga banorët e zonës “5 maji”, lidhet më së shumti me paqartësitë për masën dhe periudhën e dëmshpërblimit.
Merrni leje ne bashki shpellare, ,, ju nuk dini C'FARE eshte shteti,,,, rrini ne rruge nashi...
PërgjigjuKeta shpellare te Sali non grates erdhen nga muti somes na zune tokat dhe u bone pronare....
PërgjigjuMos beni gek sepse vete shkuat e votuat keta hajna.
PërgjigjuIk mer matuf se keto larot as nuk kane edhe as nuk do votojne naj her per PS.