Në foto momenti i shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar

Kronikë

Shembja e Teatrit Kombëtar, Gjykata Kushtetuese vendos datën 3 qershor për të shqyrtuar padinë e Metës

4 Maj 2021, 17:13| Përditesimi: 4 Maj 2021, 17:52

  • Share

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë më 3 qershor dy padinë e Presidentit Ilir Meta për Teatrin Kombëtar. Presidenti Meta kërkoi në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e  kalimit të pronësisë së Teatrit nga Ministria e Kulturës tek Bashkia Tiranë dhe shfuqizim të procedurës së kontratës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar. Në padinë e tij, Meta e vendosi theksin te fakti që sipas tij fituesi është paracaktuar me ligji.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar u shemb mëngjesin e 17 majit, ngjarje që solli një sërë protestash dhe përplasje mes policisë dhe aktivistëve për mbrojtjen e Teatrit, në krah të të cilëve doli edhe opozita.

Debati për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar nisi në fund të 2017 dhe fillim të vitit 2018, por shembja e godinës u bë pasi kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët për ndërtimin e godinës së re. 

Komento

Komente

  • JamKushJam: 05/05/2021 16:23

    Tani Kushtetuesja s'mund te marr parasysh arsyen e Like Floririt sepse marrveshja paraprake per ndertimin e teatritte ri s'ekziston!!!! Do ndertohet nga Bashkia!!!! PO te ndiqet ligji, prova e Like kokmadhit s'ekziston me si argument, dhe vendimi eshte pro Bashkise Tirane!!!! Sa per procedurat e ndjekura jane konform ligjit qe ekzistonte!!!!!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?