QSUT

Shëndetësia falas?!

5 Gusht 2023, 22:38| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 08:51

  • Share

Mjekësia në Shqipëri mbetet një dështim i plotë e ky dështim është pasojë, jo vetëm e sistemit të shëndetësisë që në parim është publik, por në praktikë shikojmë pafundësisht thirrje për fonde që kërkojnë personat e dëshpëruar për tu kuruar. Në dy vitet e fundit ky fenomen është rritur shumë e mjafton të shikosh facebook.

Megjithatë, nuk është vetëm shëndetësia një dështim, por rrogat, mirëqenia, papunësia në rritje dhe një sistem i dështuar i kontributeve shoqërore. Kështu siç është realiteti sot, pothuajse asnjë pensionist nuk mund të përballë kurimin e tij për ndërhyrje të vështira, por për fat të mirë shumë prej tyre kanë fëmijët që ua mundësojnë. Me 100 euro pension, pensionistët nuk blejnë dot as rrobat që ju duhen gjatë qëndrimit në spital dhe të kos flasim pastaj për ilaçe apo gjëra të tjera të domosdoshme! Shqipëria nuk ka as sistemin italian krejtësisht falas, por nuk ka as  mundësinë apo standardet e SHBA për ta përballuar me pagesë.

Reforma në shëndetësi dhe ajo e sigurimeve shoqërore mbetet sfida më e madhe e çdo qeverisje në Shqipëri. Një gjë është e sigurt fjalën "Falas" duhet ta heqin nga shëndetësia shqiptare, sepse në fakt asgjë nuk është falas! Para ca kohësh pata mundësinë të hyja tek Spitali Ushtarak, pas thuajse 20 vitesh dhe asgjë nuk kishte ndryshuar. Ngjante me një spital të një vendi në gjendje lufte! Qytetarët/pacientët përballonin vapën me ventilatorë që çdo dhomë kishte të paktën tre, nuk e di nëse familjarët i kishin blerë vetë apo jo.

Ps. Për operacionet është më mirë të ketë një tarifë shtetërore të afishuar e kështu pacientët të bëjnë llogaritë nëse mundet ta përballojnë financiarisht ose të pranojnë fatin që ju ofron patologjia!

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italia si moter: 06/08/2023 07:34

    Alban ,mund ta spjegosh me mire shendetesine falas ne Europe dbe ne Amerike ? Ne nje sistem kapitalist nuk ka asgje falas ,duhet qe njerezit te kene soguracoonin e jetes ,çdo italian ka paguar per tu mjekuar dhe kur shkon ne spitale paguan nje shume te vogel ne mbeshtetje te siguracionit te jetes ,prandaj mos flisni si shiu mbas te vjelave ,vetem per tu dukur sikur ju dhimbset populli .jeni genjeshtari me i madh qe kerkoni ti hidhni hi syve popullit .duhet te dalesh dhe te inkurajosh ndryshimin qe ka pesuar shendetesia jo te dilni dhe te shkruani perralla me mbret .analistqener ,turp te keni qe kerkoni me genjeshtra te vini ne pushtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?