Papa Françesku

Bota

Shëndeti i Papës, Vatikani: Po përmirësohet, faza më kritike ka kaluar! Lutje për shërimin e Atit të Shenjtë, mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

27 Shkurt, 16:07| Përditesimi: 27 Shkurt, 21:23

  • Share

Sipas burimeve të Vatikanit, Papa Françesku ka dalë nga faza më kritike, por gjendja e tij shëndetësore mbetet ende e ndërlikuar. Ky është përditësimi më i fundit mbi shëndetin e Atit të Shenjtë, bazuar në raportin mjekësor të publikuar së fundmi (27 shkurt 2025). 

Raporti mjekësor: Gjendja në përmirësim, por kërkohet kujdes i mëtejshëm

Sipas buletinit zyrtar të Vatikanit, gjendja klinike e Papës vazhdon të përmirësohet, megjithatë, për shkak të kompleksitetit të situatës, mjekët kanë theksuar se duhen ende disa ditë për stabilizim të plotë para se të hiqet prognoza.

Gjatë ditës së sotme, Ati i Shenjtë ka alternuar oksigjenoterapinë me fluks të lartë përmes maskës Ventimask. Në mëngjes, ai iu përkushtua fizioterapisë respiratore, të cilën e ndërthurte me momente pushimi.

Në orët e pasdites, pas një tjetër seance fizioterapie, Papa Françesku u lut në Kapelën e apartamentit të tij privat në katin e dhjetë dhe mori Eukaristinë. Më pas, ai iu rikthye angazhimeve të tij të punës.

Mjekët vazhdojnë të monitorojnë nga afër gjendjen e tij, ndërsa në Vatikan mbretëron një atmosferë optimizmi për shërimin e plotë të Atit të Shenjtë.

Lutje për shërimin e Papës, mbahet mesha në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Në Katedralen e Shën Palit, u mbajt mesha për Papa Franceskut. Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë për të kryer lutje që Ati i Shenjtë të kalojë sa më parë këtë problem shëndetësor.

Janë të shumtë besimtarët që marrin pjesë në lutje dhe kërkojnë shërim sa më të shpejtë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?