Shëngjin-Një 23-vjeçar ka rënë nga ballkoni i një hoteli ku ndodhej si pushues në Shëngjin.
Si pasojë e plagëve të marra, i riu, me banim në Burrel, është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
'Rreth orës 17:40 në ambientet e një hoteli në Shëngjin, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë nga lartësia (ballkoni), shtetasi R. I., 23 vjeç, banues në Burrel, pushues në Shëngjin. 23-vjeçari është transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore', njoftoi sot policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Komente
