Kronikë

Shëngjin/ Gjendet e shkrumbuar në breg të detit një fouristradë në Ranën e Hedhun, mori flakë në ecje, shkak dyshohet një defekt teknik

24 Gusht 2021, 09:52| Përditesimi: 24 Gusht 2021, 10:04

  • Share

Një automjet, fouristradë, është gjetur e shkrumbuar në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin. Automjeti u gjet në breg të detit pasditen e djeshme nga policia, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik.

Sipas Policisë, ngjarja u regjistrua pasditen e djeshme, rreth orës 17:00, ku automjeti me drejtues shtetasin A.S., 29 vjeç, banues në Velipojë, mori flakë në ecje.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?