Shëngjini pa energji elektrike që prej orës 2 të mëngjesit, dëmtohen fidrat nga zjarri pranë Knallës (VIDEO)

22 Korrik 2022, 08:50| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 11:04

  • Share

Në pikun e sezonit, zona turistike e Shëngjinit u përball me mungesen e energjisë elektrike elektrike gjatë ditës së premte.Shkak për këtë situate u bë djegia e kabujve pjesë e dy fidrave që furnizojnë me energji këtë zonë, nga një zjarr që ra në oren 4:00 të mëngjesit pranë Knalles.

Kabujt u shkrumbuan nga flaket në një gjatësi prej 60 metrash, duke lënë pa energji 4416 abonent familjar dhe privat në pjesen e qytetit dhe bregdetit të Shëngjinit.

Mungesa e energjisë riktheu gjeneratoret, ndërsa Operatorit i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nisi menjëherë punen për riparimin e dëmit të shkaktuar nga zjarri.Në terren zbarkuan 5 grupe pune dhe garantohet se brenda orëve të drekës do të bëhet i mundur rikthimi i energjisë elektrike.Ndërkohë kanë nisur verifikimet për të zbuluar autoret e zjarrvënies, që solli djegien e kabullit elektrike.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?