Shenja të rikthimit të futbollit, Interi mbledh të gjithë futbollistët në Milano, gati ta ndjekë Juventusi

11 Prill 2020, 14:11| Përditesimi: 11 Prill 2020, 14:15

  • Share

Sinjale se futbolli do të rifillojë në Itali. Sot mediat kanë shkruar se te Interi janë kthyer të gjithë futbollistët të cilët ishin larguar pas shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. I vetmi lojtar që ende nuk është bashkuar me ekipin është Diego Godin, i cili do të jetë me pjesën tjetër të skuadrës pas të dielës.

Sakaq edhe Juventusi ka urdhëruar që të gjithë lojtarët përfshirë edhe Cristiano Ronaldo-n brenda harkut kohor të 72 orëve të jenë në Torino. Shumë lojtarë të Juventusit u larguan pas ndalimit të futbollit duke përfshirë Khedira, Pjaniç, Higuain dhe të tjerë.

I vetmi lojtar që bën përjashtim nga grumbullimi në këtë afat është Paolo Dybala, i cili ndodhet në karantinë pasi ka rezultuar mbartës i koronavirusit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?