Sport

Sherr masiv mes skuadrave të Shënkollit dhe Orikut, ndërpritet ndeshja, policia e Lezhës shoqëron disa futbollistë

30 Tetor 2021, 18:00| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 18:25

  • Share

Ngjarjet e dhunës në kategoritë e ulta në futbollin shqiptar po përsëriten nga java në javë. Këtë herë një episod i shëmtuar ka ndodhur në kategorinë e dytë mes Shënkollit dhe Orikut.

Shkak është bërë një karton i kuq në minutën e 83 i Kaçorrit për ekipin vendas. Për pasojë ka shpërthyer një sherr masiv mes dy skuadrave ku janë përfshirë edhe bankina e ekipit vendas. Duke parë situatën e krijuar arbitri ka vendosur ndërprerjen e ndeshjes, ndërsa lojtarët protagonistë të sherrit janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës.

Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes rezultati ka qenë 0-1 për ekipin mik të Orikut.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lapi: 30/10/2021 18:57

    Shenkolli eshte te thuash ishalla po dal gjalle. Ne ndeshje U17 me Vllaznine, u fut ne pushim te ndeshjes drejtori i Shenkollit ne dhomat e Vllaznise duke share e kercenuar lojtaret. Kete e di trajneri Zmijani asokohe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?