Sherr me thika në Berat! Të rinjtë ndalin makinat në mes të rrugës dhe konfliktohen! Autori: Tentoi që të më qëllonte me armë, por s'iu shkrep (VIDEO)

13 Qershor 2022, 22:14| Përditesimi: 13 Qershor 2022, 22:37

  • Share

BERAT- Një 44-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e së hënës në lagjen "Çlirim" në Berat.

Ai ka qënë duke udhëtuar me një mjet tip Volsvagen kur është konfliktuar përgjatë rrugës me drejtuesin e një automjeti Volsvagen Passat.

Të dy fillimisht janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas 44-vjeçari Erjon Daja është qëlluar me thikë në këmbë.

Autori i plagosjes, Arsen Bitri, u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij. Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, kur të dy janë konfliktuar në një lagje tjetër të qytetit.

Sipas burimeve në vendngjarje,mësohet se autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri Daja kishte shkuar për t’i qëlluar me pistoletë, por pasi pistoleta nuk i kishte shkrepur, ai e kishte qëlluar me thikë.

Mësohet se policia është duke kërkuar përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?