Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes disa personave në Tropojë, kundërshtojnë policët dhe i dëmtojnë makinën gjatë shoqërimit

16 Prill 2021, 09:32| Përditesimi: 16 Prill 2021, 09:38

  • Share

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tropojë, pasi u përfshinë në një konflikt me disa persona të tjerë. Personat e arrestuar janë identifikuar si Florjan Osmaj dhe Elison Bajramaj, të cilët janë konfliktuar me disa persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter.

Ndërkohë, gjatë shoqërimit nga policia, ata kundërshtuan efektivët dhe dëmtuan automjetin e tyre. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", kryer në bashkëpunim, "Goditjet për shkak të detyrës", "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe " Shkatërrimi i pronës".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?