Foto ilustruese

Kosova & Rajoni

Sherr mes të rinjve, vritet me thikë 25-vjeçari në Mitrovicë

30 Tetor 2021, 14:07| Përditesimi: 30 Tetor 2021, 14:59

  • Share

Pak pas mesnatës ndodhi një vrasje në Komunën e Mitrovicës në Kosovë. Një person u qëllua me thikë për vdekje nga dy të tjerë. Viktima është një 25-vjeçar, me inicialet A.M. Shkaku dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes viktimës dhe dy të dyshuarve që ndodhen në arrati, Lundrim Beqiri dhe A.Z.

 “Rr. Artim Jashari, Mitrovicë 30.10.2021-00:15.  Është raportuar se viktima mashkull  kosovar dyshohet se, pas një zënke- mosmarrëveshje, është  sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë (thikë) nga dy të dyshuar meshkuj  kosovarë të cilët gjenden në arrati.

Viktima pas pranimit të ndihmës së parë në Spitalin Rajonal Mitrovicë është transportuar në QKUK i cili  duke mos u përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërsa trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit  është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?