Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes kushërinjve në Belsh, godasin njëri-tjetrin me sëpatë, dërgohen me urgjencë në spital

30 Korrik 2021, 09:35| Përditesimi: 30 Korrik 2021, 09:37

  • Share

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Belshit, pas një sherri ku u përfshinë me njëri-tjetrin.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se B.M., 60 vjeç, dhe Sh.M., 66 vjeç, kushërinj, pas një sherri për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me sëpatë dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur.

Ata janë dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?