Foto ilustruese

Kronikë

Sherr mes tre vajzave në Tiranë, arrestohet 26-vjeçarja pasi iu gjet një dorezë metalike, nisin hetimet për dy të tjerat

9 Nëntor 2021, 13:16| Përditesimi: 9 Nëntor 2021, 13:18

  • Share

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë dhe kanë nisur hetimet për dy të tjera, pasi u përfshinë në një konflikt me njëra-tjetrën.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë 26-vjeçarja me inicialet A.H., të cilës policia i gjeti edhe një dorezë metalike.

Ndërkohë u proceduan në gjendje të lirë shtetaset K. T., 18 vjeçe dhe M. M., 19 vjeçe. Nuk dihen arsyet që çuan në konfliktin mes vajzave.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?