Sherri Berisha-Basha çoi PD-në 13 % nga 41 % që ishte 2021, PS-ja rritje me 12 % të votave

8 Mars 2022, 17:58| Përditesimi: 8 Mars 2022, 18:00

  • Share

Përplasja epike mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pas vendimit të Bashës për t’u distancuar nga Berisha në 9 shtator 2021, ka pasjellë tkurrjen e votave të Partisë Demokratike nga 41 % që ishte në 2021 në 13 % në 2022. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në bashkitë Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rogozhinë dhe Lushnje, Partia Demokratike ka marrë 13.8 % të votave, duke pësuar humbjen më dramatike që nga themelimi i saj. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, PD-ja, në 6 bashkitë përkatëse ka marrë 41.8 % të votave. Sherri Berisha-Basha, që përçau partinë dhe prodhoi ‘Shtëpinë e Lirisë’ së Berishës, i ka kushtuar PD-së humbjen e 28 % të votave.

Ndërkaq, aleanca ‘Shtëpia e Lirisë’ së Berishës dhe LSI-së së Ilir Metës, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, në të ashtë bashkitë, ka marrë 31 % të votave. Në zgjedhjet e 2021, LSI-ja e vetëm ka marrë 7.6 % të votave. Nëse e marrin të mirëqenë që LSI-ja i ka ruajtur këto vota edhe në 2022, duke ai zbritur 31 % të Shtëpisë së Lirisë, lëvizja e Berishës në këto zgjedhje ka marrë 23 % të votave, pra 10 % më shumë se sa PD-ja zyrtare me në krye Bashën. 

I gjithë faktori opozitar, PD-ja zyrtare dhe Shtëpia e Lirisë, që përfshin edhe LSI-në, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, kanë marrë 44 % të votave. Në zgjedhjet parlamentare të 2021, i gjithë faktori opozitar, PD-ja e Berishës dhe Bashës bashkë me LSI-në, ka marrë rreth 49 % të votave. Pra, në zgjedhjet e 6 marsit 2022, opozita në tërësi ka rënë me 5 % krahasuar me rezultatin që mori në zgjedhjet parlamentare të 2021, në 6 bashkitë përkatëse.

Ndërsa opozita ka shënuar rënie, Partia Socialiste është rritur në këto zgjedhje, ndonëse qeveris prej 9 vitesh vendin. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, në të gjashtë bashkitë, Partia Socialiste ka marrë 55 % të votave. Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, në gjashtë bashkitë përkatëse, Partia Socialiste ka marrë 43.5 % të votave. Votat për Partinë Socialiste janë rritur në këto zgjedhje, duke thelluar diferencën me opozitën me 11 %. Nëse do të ruhet ky trend, Partia Socialiste do të fitonte me lehtësi zgjedhjet lokale të 2023 dhe zgjedhjet parlamentare të 2025.

Komento

Komente

  • Kali i trojes: 09/03/2022 02:08

    Shtypi tha qe Luli loboi me para dhe influenca Ruse ne Washington. Luli tani eshte kundra Rusise dhe politikes se saj, te pakten ne intervista shtypi. Luli ka 6 zgjedhje qe humb rradhazi dhe ben cfare thote dikush tjeter. Partine jua percau dhe po jua tret. Kandidatet zgjidhen ku te jene me boshet dhe ju ende prisni fitore zgjedhjesh? Pse? Kot t’ju pyes, a keni degjuar valle per Kalin e Trojes dhe simboliken e tij? Ju qe prisni fitore nga kandidate boshe te zgjedhur nga sic e quan Berisha, Lul Boshi, cfare mendoni se mund te ndodhe me sistemin Ramisto Berishist ne Shqiperi nese fuqizohet PD-ja?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?