Sherri te pika e karburantit në Lezhë, arrestohet 37-vjeçari dhe dy punëtorët! Shqiptari nga Kosova në gjendje të dehur, tentoi t’i përplasë me makinë

6 Gusht 2023, 17:13| Përditesimi: 6 Gusht 2023, 18:23

  • Share

LEZHË- Detaje të reja janë zbardhur nga sherri që ndodhi ditën e djeshme në një pikë karburanti në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale. Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme  në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.

Pas këtij veprimi të Migjen Mulajt, dy punonjësit kanë shkuar për t’u konflikuar me të, me fjalë ndërkohë 34-vjeçari është futur në makinë dhe i ka sharë. Teksa dy punëtorët po ktheheshin tek vendi ku punonin, 34-vjeçari kishte ‘plane’ të tjera për ta.

Migjen Mulaj i dha gaz makinës për të përplasur dy punonjësit, e në tentativë e sipër ai është përplasur me zyrën e rojës së karburantit. Dy punonjësit kanë ndërhyrë dhe e kanë dhunuar me shkop.

Si pasojë, ndodhen në spital Migjen Mulaj dhe Nikoll Sokoli të dy jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Kujtim Rusi është arrestuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Migjen Mulaj dhe makina e tij

Ora 18:15
Sherri te pika karburanti në Lezhë, Report Tv siguron videon, momenti kur dy punonjësit godasin me shkop shqiptarin nga Kosova

 

Report Tv ka siguruar videon nga momenti kur dy punonjësit kanë goditur me shkop bejsbolli shqiptarin nga Kosova pas sherrit te pika e karburantit në Lezhë. Sipas burimeve për Report Tv, ngjarja ka ndodhur për motive krejtësisht banale. Shqiptari nga Kosova, Migjen Mulaj në gjendje të dehur ka shkuar pranë biznesit ku punonin Nikoll Sokoli e Kujtim Rusi për të kryer nevojat personale.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:39 të ditës së djeshme  në një karburant në afërsi të Kryqëzimit të Tales, në aksin rrugor Lezhë – Milot.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tini: 06/08/2023 21:10

    Egersia e disa fshatareve fillon qe ne djep ! Dikur me dhi e dele, sot jane bere pronare e tregtare!

    Përgjigju
    • Elisa: 07/08/2023 22:31

      O dhia e delja , burri huj i bjen kamve me e ul ntok , se djali huj dejshem dote me e vra , apo ti zgjuarsia kur tvin nshpi tane e tbin nqaf i thu hajde me vrit !

    • Armela: 07/08/2023 22:23

      E zgjuarsia jote nis tu mbrojte nje djal te ri qe ne gjendje te dehur ka ber tentativ per vrasjen e 2 pencionistave ( pasi i ka sha dhe godit ) ! Shko te dhit e te delet

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?