Kronikë

Sherri me grushte dje në KZAZ 30 në Tiranë, procedohen dy vëzhgues të PD dhe një i PS, Policia: U zunë për radhën e qëndrimit para monitorëve të numërimit të votave (VIDEO)

27 Prill 2021, 10:58| Përditesimi: 27 Prill 2021, 12:46

  • Share

Tre vëzhgues janë proceduar penalisht sot në Tiranë, në lidhje me sherrin që u regjistrua mbrëmë në KZAZ 30 tek shkolla “1 Maji”, ku për pasojë u ndërpre edhe numërimi për disa minuta. Mësohet se janë proceduar Jugers Mullahi, vëzhgues i PS, Oriald Laçi dhe Avni Dushku, të dy vëzhgues të PD.

Sherri mes tyre, sipas policisë, ka nisur për radhën e qëndrimit para monitorëve ku bëhet numërimi i votave. 

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore. 

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:45, ku vëzhguesit goditën njëri-tjetrin edhe me karrige, por fatmirësisht uniformat blu ndërhynë në kohë, duke parandaluar një përkeqësim të gjendjes.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?