Politikë

Sherri me kandidatin e PD në Elbasan, flet biznesmeni Luca: Më vjen keq që ka ndodhur! Harresa është një gjë e mrekullueshme

25 Mars 2021, 16:01| Përditesimi: 25 Mars 2021, 16:33

  • Share

Biznesmeni Gjergj Luca i pyetur në Maliq, lidhur me incidentin e krijuar me deputetin e PD Luçiano Boçi, është shprehur se e ka lënë në harresë, duke nënkuptuar gjithashtu faljen ndaj deputetit.

Ai po ashtu është shprehur ka qenë një incident pjesë e të cilit edhe Luca është bërë padashur.

“Ne jemi mbledhur këtu për punë dhe jo për gjëra të tjera që kanë ndodhur jashtë deshirës sime dhe jashtë asaj që unë jam. Ndaj nuk mendoj se sot në këtë ditë pune të bëhet objekt bisede një gjë që s'duhet të ndodhte. Harresa është gjëja më e mrekullueshme që ka bërë zoti por edhe pendese disa njerez duhet te kene qe minimal ishit duhet te fisnikerohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerez që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dine çfarë bejne. Mua më vjen keq edhe njëherë qe ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë e atij aksidenti”, tha ai.

Përplasja mes biznesmenit Luca dhe kandidatit për deputet të PD ndodhi disa ditë më parë në Elbasan. Përplasja ndodhi para një lokali në Labinot, ku Boçi po zhvillonte një takim me disa banorët të zonës. Nga pamjet e publikuara të marra nga kamerat e sigurisë së lokalit shihet sesi grupi që e shoqëron ish-deputetin Boçi e mban Lucën ndërkohë që vetë kandidati i PD e qëllon me grushte. 

Në një reagim të mëparshëm Luca tha kandidati për deputet i PD-së në Elbasan e ka provokuar, teksa ai ka qenë duke pirë kafe në një lokal të zonës. Ndërkohë Luçiano Boçi tha para gazetarëve se ai po dilte nga një takim politik, kur Luca sipas tij i është afruar dhe e ka sulmuar me fjalë dhe më pas i është afruar dhe ka tentuar që ta godasë. Luca ka hedhur poshtë pretendimet e kadidatit për deputet të PD-së, dhe madje shtoi se ai është i dhunuari nga kjo ngjarje.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 25/03/2021 17:53

    Po zoti Gjergj ,ne Maliq njerzit jane shume puntore,,,dhe jam e sigurt se projekti juaj do jetesohet bukur e mire aty.Keto lajme n'a duhen.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?