Sherr mes disa personave për këngën e Krishtlindjes në Gjermani, tre të plagosur

26 Dhjetor 2023, 17:56| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 19:36

  • Share

Një sherr banal ka përfunduar në përplasje me thikë në tregun e Krishtlindjeve në Dortmund të Gjermanisë.

Sipas Bild, dy grupe personash kanë debatuar për këngën e Krishtlindjes “Oh Du Fröhliche”.

Papritur dikush ka nxjerrë një thikë duke plagosur tre persona, ndërsa detajet janë ende të paqarta.

Oficerët sekuestruan armën, ndërsa të plagosurit u dërguan në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

 

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?