Foto ilustruese

Kronikë

Sherri mes kushërinjve degjeneron në përdorimin e armëve në Maliq, një i arrestuar

11 Qershor 2021, 19:16| Përditesimi: 11 Qershor 2021, 21:01

  • Share

Një sherr mes dy kushërinjve ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pogdorie, në Maliq. Fillimisht konflikti ka nisur verbalisht, e më pas njëri prej tyre ka qëlluar me pushkë, por fatmirësisht nuk ka plagosur asnjërin. Autori Ervin Gura u arrestua nga policia pasi dyshohet se qëlloi me armë zjarri tip pushkë, kundër 23-vjeçarit me iniciale M.H, i cili është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se kushërinjtë janë konfliktuar për motive të dobëta dhe ngjarja ka ndodhur afër banesës së autorit.

'Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. G., 23 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq. Ky shtetas ditën e sotme, në fshatin Podgorie, gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin M. H., 23 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar dëmtime dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në bashkëpunim me Strukturat për Hetimin e Krimeve në Dvp Korçë dhe Forcat Speciale "Shqiponjat", falë ndërhyrjes së shpejtë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit E. G., si edhe nga kontrolli i ushtruar në afërsi të vendit ku kishte ndodhur konflikti, gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit tip pushkë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?