Policia e Sarandës ka arrestuar 3 persona, një ditë pas sherrit në Ksamil mes dy sipërmarrësve që u konfliktuan me sende të forta për një hapësirë publike në plazh.
Pas konfliktit fizik ku mbeti i plagosur Albert Pashaj 46 vjeç, uniformat blu arrestuan pronarin e “Sunset Beach Bar”, Agim Taraj 43 vjeç banues në Berat, Silvjan Sulku 18 vjeç banues në Dibër dhe Aldo Zeqiraj 35 vjeç banues në Dibër.
Nën hetim për këtë ngjarje është edhe një i mitur 17-vjeçar nga Kamza.
Sipas policisë, të arrestuarit dhe 17-vjeçari dhunuan me sende të forta Albert Pashajn, duke e lënë të gjakosur.
Gjithashtu, nën hetim në gjendje të lirë edhe 40-vjeçarja O.Pashaj, pasi ka shkatërruar pajisje në “beach barin” e sipërmarrësit të arrestuar Agim Taraj.
Konflikti prej disa kohësh mes dy sipërmarrësve kulmoi mesditë e të shtunës, kur pronari i “Euro Hotel” Albert Pashaj, dhe ai i “Sunset Beach Bar”, Agim Taraj, u përfshinë në një sherr me sende të forta.
Albert Pashaj ishte në plazh me familjen e tij kur u dhunua me sende të forta nga Agim Taraj dhe bashkëpunëtorët e këtij të fundit.
Konflikti mes tyre kishte nisur për shkak të një hapësire publike në plazh, që e kërkonin ta shfrytëzon si pronari i hotelit, edhe pronari i “beach barit”.
Të dyja palët kanë aplikuar për të marrë leje për të njëjtën hapësirë pranë Agjencisë Kombëtare të Bregdetit. Albert Pashaj thotë ai bëri e fitoi të drejtën për të vendosur 52 çadra për hotelin me 26 dhoma, por bashkia nuk erdhi për të bërë matje dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit e skualifikoi për mungesë të paraqitjes së dokumentacionit.
Të afërmit e Agim Taraj po ashtu deklarojnë se, kur nuk e morën lejen për hapësirën e plazhit, Taraj ndërpreu kontratat për të marrë hotel me qira dhe vijoi vetëm me biznesin e lokalit, i cili ndodhet në zonë prej 16 vjetësh.
Njoftimi i Policisë Sarandë:
Dhunuan me sende të forta, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 46-vjeçar, vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një 17-vjeçar.
Procedohet penalisht edhe bashkëshortja e 46-vjeçarit të dëmtuar, pasi shkaktoi dëme materiale në “beach bar”-in e njërit prej të arrestuarve.
Në vijim të zbardhjes së plotë të rrethanave të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme, në Ksamil, dhe dokumentimit të plotë të ngjarjes, me qëllim vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
A. T., 43 vjeç, banues në Berat, S. S., 18 vjeç, banues në Dibër dhe A. Z., 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, një shtetas i mitur, 17 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, pranë një plazhi publik në Ksamil, shtetasin A. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, duke i shkaktuar dëmtime trupore.
Gjithashtu, lidhur me këtë ngjarje, u referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” dhe nisi procedimi penal për shtetasen O. P., 40 vjeçe, pasi pas konfliktit kjo shtetase ka dëmtuar ambientin duke shkatërruar pajisje dhe sende të tjera në “beach bar”-in e shtetasit të arrestuar A. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Komente

E shof qe te gjith den baba den vendalinj qe kan pronat e veta qe ja ka len gjyshi e stergjyshi Nuk ngeli m*lok pa patur prona ne jug mor jahu
PërgjigjuM*loku vendali eshte aty neper ato shkembinj or teeeejjjjj
Ehe NGA dibra NGA kamza e NGA berati zihen per plazhin ne ksamil? Normale
Përgjigju