Pas të nxehtit përvëlues, vendi përfshihet nga reshje shiu! Në Lezhë përmbyten rrugët

27 Qershor, 08:10| Përditesimi: 27 Qershor, 10:37

  • Share

TIRANË- Pas të nxehtit përvëlues dhe temperaturave 40 gradë celsius, vendi është përfshirë nga reshje shiu. Tirana u përfshi nga reshje të dendura shiu gjatë paradites. Po ashtu shi ra edhe në Lezhë, ndërsa një ditë më parë në Kukës pati breshër që shkaktoi edhe përmbytje rrugës.

Problematika pas reshjeve të shiut u shfaqën edhe në Lezhë. Intensiteti i lartë i reshjeve solli prurje të shumta ujit, të cilët vërshuan në rrugët dhe lagjet e qytetit. Problematika më e madhe u paraqit në bllokun e banimit 11 janari të lagjes “Besëlidhja”, ku niveli i ujit arriti në disa cm duke bllokuar hyrjet e pallateve si dhe vështirësuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.

Reshjet e shiut vijuan gjatë gjithë paradites të së enjtes, por me rënien e intensitetit uji u tërheq brenda një kohe te shpejtë dhe situata u përmirësua.

Përmbytjet në Lezhë janë një refren i vazhdueshëm sa herë ka reshje të dendura shiu, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve, duke bërë që uji të vërshoj në rruge dhe lagjet e qytetit. Problemi pritet të marrë zgjidhje me investimin qe do realizohet për kanalizimet e ujerave të bardha dhe të zeza, projekt i cili pritet të zbatohet brenda këtij viti.

Ora 10:17
Reshje të dendura shiu në kryeqytet, disa rrugë përmbyten nga uji

 

Pas të nxehtit afrikan që përfshiu vendin, sot kryeqyteti është përfshirë nga reshje të dendura shiu. Disa rrugë në Tiranë janë përmbytur dhe ka pasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Po ashtu prurje ka pasur edhe lumi Lana, por s’ka sjellë problematika.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?