DURRËS-Është zhvilluar sot (26 shkurt) me dyer të mbyllura, pa praninë e mediave seanca gjyqësore për të përcaktuar masat e sigurisë në ngarkim të 13 personave nga qyteti i Kavajës, të cilët u akuzuan për shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave.
Nga gjyqtarja Suela Xhani u vendos: Vleftësimi i paligjshëm i ndalimit për personin në hetim Arben Xhihani, i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal. Caktimi i masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Arben Xhihani, atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale.
Vleftësimi i paligjshëm i ndalimit për personin në hetim Kujtim Veizi, i i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike “parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal. Caktimi i masës së sigurimit ndaj personit nën hetim Kujtim Veizi atë të “arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 të K.Pr.Penale. Vleftësimin e paligjshëm të ndalimit për personin në hetim E. D., i dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lendeve narkotike.
Gjatë operacionit të koduar 'Winter', i cili nisi më 23 shkurt 2025 të paktën 15 persona u identifikuan, nga të cilët 13 prej tyre u arrestuan, 1 u vendos nën akuzë dhe një tjetër u shpall në kërkim. U sekuestruan dhe qindra doza kokaine dhe kanabisi, pajisje për presimin dhe ndarjen e lëndëve narkotike në doza dhe shuma parash. Hetimet janë kryer me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të një procedimi për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Një prej të arrestuarve, Arben Xhihani, figuron person me precedentë të mëparshëm penalë. Në vitin 2016 ai u akuzua se plagosi me pistoletë 'Zastava' në këmbë një person, pas sherrit në ambientet e një palestre në Kavajë.
Komente
