Policia Durrës

Shiste apartamentet nga 2 herë, arrestohet mashtruesi 53 vjeçar në Durrës, i dënuar me 2 vite burg

24 Prill 2022, 12:23| Përditesimi: 24 Prill 2022, 12:29

  • Share

Arben Kupi, 53 vjeç, është prangosur nga policia e Durrësit dhe tanimë do të vuajë dënimin e marrë në formë të prerë nga Apeli i Tiranës për mashtrim. Ai është dënuar pasi i shiste qytetarë të ndryshëm apartamente, të cilët më parë ishin shitur.

 “Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar  këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë "Arrest në burg", për njëjtën vepër penale”, ka njoftuar policia.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?