Kreu i PD Lulzim Basha

Politikë

'Shite zgjedhjet 50 milion euro', demokratët akuza të forta Bashës

26 Maj 2021, 20:32| Përditesimi: 26 Maj 2021, 20:40

  • Share

Lulzim Basha nuk e ka ndalur turin e humbjes në rrethe, duke bërë fushatë për veten  e tij që të rizgjidhet në  krye të PD.

Në rrjetin e tij social, Basha ka postuar foto nga takimi i Beratit dhe menjëherë kanë vërshuar komentet e militantëve, të cilët e kanë quajtur mashtrues dhe si i tillë, i kërkojnë të largohet.

Edhe për sa kohë duhet që të presim ty të vazhdosh në rrugëtimin tuaj të humbjeve? Kur një “automjet” nuk nxjerr më në autostradë dhe si pasojë ka shkaktuar tre apo katër “aksidente“, atëherë me patjetër drejtuesi i  mjetit duhet që të hap krahun, ose në të kundërt konsiderohet shkelje e rregullores së qarkullimit me pasojë humbjen “e driving licencë”, i shkruan një komentues Bashës.

Ndërsa një tjetër deklaratë e fortë, vjen nga një qytetarë, që e akuzon për shitje të zgjedhjeve 50 milion euro dhe për pazare në PD.

Ik mashtrues. Shite zgjedhjet 50 milion euro. Kunati jot merr tendera nga Erion Veliaj. Ti merr 300 mijë euro për të futur deputet në listë të sigurtë. Ti je i vetmi që bën lekë në opozitë. Ti i le demokratët rrugëve, pa punë, pa bukë. Ti i shite demokratët për interesat e familjes tënde. Ti ke ardhur për të shkatërruar PD-në. Ti nuk bëhesh kurrë kryeministër. Ti je një plehrë, je mashtrues i lindur. Ty nuk të beson asnjë demokrat. Ik zhduku sa më parë”, thuhet në koment.

Nuk kanë munguar as ironitë e demokratëve, të cilët e këshillojnë që të mos prishë gjumin.

Jeni i vetmi që na garantoni humbje të sigurtë z. Basha! Një mandat i tretë për ju në krye të PD, do të garantojë stabilitet në kampin opozitar, nga humbja në humbje. Mos e prish gjumin për kritikët…Kritikët atë detyrë kanë, të kritikojnë”, i shkruan një tjetër demokrat Bashës.

Më poshtë po sjellim mendimet e demokratëve, duke iu referuar komenteve që ata kanë bërë në rrjetin sociale të Bashës./CNA.al

Komento

Komente

  • Gazmend: 26/05/2021 21:22

    Luli i ka marrë peng të gjithë demokratët! ai nuk po sjell sukses, nuk po lejon askënd tjetër të sjellë sukses! ndani më mirë këtë parti dhe ndryshoni emrin e saj si "Asnjëherë Parti Demokratike (APD)"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?