Foto ilustruese

Kronikë

Shiti 2 ton duhan të grirë pa e deklaruar, shpallet në kërkim 50-vjeçari administratori i një magazine në Gjirokastër

5 Nëntor 2021, 12:15| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 12:26

  • Share

Administratori i një subjekti në Gjirokastër është shpallur në kërkim, pasi gjatë kontrollit në magazinën e tij mungonin 2 mijë kg duhan i grirë, të cilin dyshohet se e ka shitur.

Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një magazinë në vendin e quajtur "Ish-zona industriale", është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur  të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?