Olsi Belortja,agjenti doganor që shkaktoi aksindetin e rëndë me tre viktima në Bilisht, ka qënë i dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli. Belorta pritet të dalë nesër përpara gjykatës së Korçës dhe prokurorit Julian Kristo, ku do përballet tre akuza të ngritura. Drejtuesi i mjetit rezulton të kishte pirë alkool dhe gjatë testit nga policia ka rezultuar se ka qënë në masën e 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e aksidentit të rëndë në Kapshticë dhe momentin e arrestimit të Olsi Belortasë në fshatin Zëmblak të Korçës.
Sipas materialit hetimor në 30 qershor 2019, rreth orës 18:30, Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht. Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko. Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore
Viktimat Anjeza Gani dhe Valmira Çuko
Në vendin e aksidentit janë mbledhur shumë persona, të cilët u ndodhën rastësisht në vendin e ngjarjes dhe më pas kanë dërguar viktimat nga aksidenti për në Spitalin Rajonal Korçë. Ndërkohë në momentin e kapjes në flagrancë Olsi Belortaja i është kryer nga ana e punonjëst të policisë dy herë testin e alkoolit me aparat drager dhe ka rezultuar që Olsi Belortaja kishte konsumuar alkool në masën 0.85 mg/l dhe 0.82 mg/l. Në këto kushte oficerët e policisë gjyqësore kanë kryer arrestimin në flagrancë të këtij personi. Nga ana e Policisë Gjyqësore është vendosur kryerja e ekspertimeve mjeko-ligjore dhe autoteknike për ngjarjen e mësipërme.
Nga sa më sipër, krijohet dyshimi i bazuar në prova se ne faktin e mesiperm gjenden elementet e veprës penale të “Largim nga vendi i aksidentit”, pasi Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes me qëllim që të shmangte përgjegjësitë që rridhnin nga ky aksident, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen e tre personave dhe “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” pasi Belortaja ishte duke drejtuar një automjet në gjendje të dehur.
Mjerë vajzat e reja dhe fëmija! Burgim të përjetshëm kok’tas bajgës! Por përveç këtij mut shoferi shtrohet dhe një pyetje: a është me vend që këmbësorët të lëvizin më këmbë në rrugët nacionale? Ku është parë një gjë e tillë? Pra nuk ka faj këmbësori, është vendi i tillë i prapambetur që nuk ka menduar kurrë për njeriun, ose njeriu është diçka e fundit fare, për një vend të tillë si ky i yni. Të lëvizurit më këmbë në rrugët nacionale, më kujton filmat e vjetër indianë me Raçkapurin në rrugët e Bombait. E tmerrshme!
Përgjigju