Mbështetësit e Sali Berishës

Shkaku pse 'kolonelët' e Berishës yshtin dhunë më 12 nëntor

31 Tetor 2022, 17:57| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 18:04

  • Share

Ka kohë që nuk bën më përshtypje kur vetë Sali berisha, apo edhe “kolonelët” e tij bëjnë deklarata të forta në media, ku yshtin dhunë, siç ishte ajo e Edi Palokës.

I cili e quajti burrë Sali Berishën, që qëndroi në zyrë përballë demonstruesve më 21 janar, ndërsa Rama nuk para rri në ndërtesë kur ka protesta. i vetmi që u përgjigj ishte deputeti socialist Ilir Metaj, i cili e kishte trajtuar në prizmin politik të performancës së lidershipit.

Gjuha e ashpër, thirrja për “revolucion” përshkallëzimi për të nxjerrë “Ramën nga zyra” etj, tashmë janë bërë të zakonshme,  sidomos pas 21 janarit 2011 e këtej.

Njerëzit e kuptojnë politikën e Sali Berishës si pjesë e një komunikimi të dunshëm, shantazhues, e kërcënues. Të cilin e përdor e gjithë suita politike e mediatike rreth tij.

Gjithsesi, gjuha e dhunshme nuk është përdorur gjithmonë, por vetëm në kushtet e vështira, ose kur është gjendur i frustruar, ose ka pasur një telash të madh si pas Gërdecit e 21 janarit, ose kur në Parlament i kërkonte njerëzve që “të armatosen” etj. 

Pas paktit me Fatos Nanon në vitin 2022, ose para zgjedhjeve parlamentare të 2005-s, gjithashtu dhe në fushatën e zgjedhjeve vendore të vitit 2011 në Tiranë, gjuha e Berishës dhe njerëzve të tij u zbut. Kjo pasi u drejtohej atyre që quhen “elektorati gri”, në mënyrë që të rrisë votat sa më shumë drejt mazhorancës.

Po tani, në protestën e 12 nëntorit çfarë kërkon Berisha dhe njerëzit e tij, e përse e kanë rritur dozën e konfrontimit?

Në radhë të parë, kjo duket si një sinjal apo shantazh për gjykatën, e cila më 3 nëntor do të shprehet mbi konfliktin ndërmjet foltores dhe PD-së së Enkelejd Alibeajt. E dyta, është një provë force për strukturat lokale, që në shumicë e kanë injoruar dhe braktisur Berishën. Për t’ju treguar se “ja nëse doni hajdeni këtu ta tregoni se si bëhet opozita”. Ndaj dhe çdo ditë kreu i foltores përsërit papushim që “Edi Rama duhet të largohet”.

Por më shumë sesa kaq, grupimi tashmë i ngjizur i Berishës dhe Metës, të vetmin opsion që kanë për të shtyrë politikisht kanë atë radikal. Kjo si pasojë e mungesës së një kauze politike të qartë, problemet e rënda të imazhit të lidershipit dhe izolimin e madh brenda dhe jashtë vendit.

I vetmi aleat i formacionit të ri opozitar, të paktën më 12 nëntor ku ata kanë shpallur protstën para kryeministrisë është gazi lotsjellës që mund të hedhë policia nëse do të ketë veprime të dhunshme. Për të shtyrë më pas edhe dy muaj të tjera me historinë e gazit, në konferenca shtypi e panele. 

“Po ç’keni përse frikësoheni nga protestat”, mund të thotë dikush. Nuk ka asnjë problem nga protestat, të cilat mund të jenë edhe masive, edhe të përditshme, edhe të përnatshme, pasi pikërisht manifstimet janë mekanizëm real i demokracisë. Dhe koha e ka treguar se kur protestat janë reale dhe konsistente ato kanë prodhuar edhe efekte politike, apo elektorale.

Dhuna si mekanizëm politik ka rezultuar jo efektive për të marrë vota; pas 21 janarit Sali Berisha e humbi përfundimisht mbështetjen e elektoratit gri, që një pjesë e mori në 2005-n, në 2009-n dhe 2011-n.

Por ajo është përdorur për të bllokuar procese, siç ka qenë reforma në drejtësi apo edhe të zgjedhjeve si me çadrën e 2017-s apo djegien e mandateve të 2019-s. Tentativa që siç rezultuan kanë çuar në një gjendje mjaft të rëndë marrëdhënien e politikanëve të opozitës me publikun.

Eksitimi nga dhuna apo kërkimi në dëshpërim i viktimave të saj janë përdorur nga Sali Berisha për vite e vite. E disa herë ndoshta edhe i ka ecur në afatshkurtër, por pikërisht në këtë pikë ai ka humbur atë konsensusin që e bëri president të Republikës në vitin 1992, të cilin e humbi pas 4 muajsh që mori pushtetin.

Megjithatë, shpresa duket se një shkop polici, ulje pantallonash live për të treguar plagët, vërtetë mund të mos sjellin vota në zgjedhje, por për disa edhe ngjitje në karrierë siç ka ndodhur më shumë syresh. Por ky është teatër, madje i stërparë…

 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tiransi: 01/11/2022 00:51

    PROTESTE LE TE BEJNE ,,,POR paqesore,,,mos u kruani me qeverine o maloke te trashe,,,se pastaj e dini vete ju,,,edi rama e ka gishtin ne kembez.....

    Përgjigju
  • O tej: 01/11/2022 00:07

    Berisha e Meta kerkojne p.. e nenes vet.

    Përgjigju
  • Elio: 31/10/2022 19:03

    Berisha sdi ca flet ka marr fund

    Përgjigju
  • Soni: 31/10/2022 18:15

    Ju te pd na keni ca koken qe te gjithe

    Përgjigju
  • Eli: 31/10/2022 18:07

    Me dhun jan msu kto se gje tjeter sdin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?