Programacion

E Shtunë
12
Qershor
E Diel
13
Qershor
E Hënë
14
Qershor
E Martë
15
Qershor
E Mërkurë
16
Qershor
E Enjte
17
Qershor
E Premte
18
Qershor
E Shtunë
19
Qershor
E Diel
20
Qershor
E Hënë
21
Qershor
E Martë
22
Qershor
E Mërkurë
23
Qershor
E Enjte
24
Qershor
E Premte
25
Qershor
Politikë

Shkarkimi i Metës, Frrok Çupi për Report Tv: Është vetëm fillimi, ai do paraqitet në organet e drejtësisë! I ktheu ligjet në sfungjer që t'i shtrembëronte si të donte

9 Qershor, 18:16| Përditesimi: 9 Qershor, 18:53

Kuvendi miratoi me 104 vota pro shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Presidentit, pas cenimit të rëndë të Kushtetutës si dhe nxitje të dhunës dhe urrejtjes. Ky veprim edhe për analistin Frrok Çupi ishte i duhuri pasi vendi nuk mund të paralizohej më me një presidenti të tillë, por shtoi se kjo është një ngjarje që askush se dëshironte, pasi precedentë të tilla janë shumë të rrallë dhe asnjëherë  të mira për vendin.

Në një intervistë për Report Tv, Çupi tha se Meta shkeli shpirtin e kombit dhe deformoi orientimin kombëtar nga perëndimi drejt një bote të panjohur duke e kthyer atë në një “sfungjer që të mund të shtrembëronte si të donte”. Çupi thotë se Meta shkeli ligjet dhe tentoi ta fusë vendin në luftë, me qëllimin e vetëm për të qëndruar në qetësinë e tij.

“Është një ngjarje që në thellësi askush nuk do ta dëshironte pasi është hera e parë që parlamenti është detyruar të shkarkojë presidentin. Meta me veprimet e tij, ai ka shkelur shpirtin e kombit, jo Kushtetutën si libër. Meta deformoi orientimin kombëtar tonin nga perëndimi tentoi ta drejtonte drejt një bote të panjohur. Tentoi të sfumojë shtetin dhe ta bëjë një sfungjer që mund ta shtrembëronte kushdo. Degjeneroi konceptin e zgjedhjes duke ndaluar qytetarin të zgjedh lirisht. Nxiti konflikte. Bëri përpjekje për të pasur ndasi mes njerëzish dhe krahinash. Në ngarkua aq shumë me mëkate politike dhe kriminale duke qenë i vetmi më i famshmi në kontinent si më i korruptuar. Korrupsioni i Metës është epik. Në të gjithë Europën njihet si njeriu i kapur në vjedhje, në pasurim të pabazë”, tha Çupi.

Çupi tha se shkarkimi i Metës është vetëm fillimi, pasi atë e  presin organet e drejtësisë.

“Pas shkarkimit Metën e presin organet e drejtësisë, dhe jo vetëm atë por edhe Berishën. Ai do të bëhet pjesë e hetimit.Rruga e tij është një rrugë plot vështirësi një rrugë nëpër gjyqe, nëpër dënime, nëpër prokurore e investigime dhe besoj se këto që u thanë sot në parlament janë vetë një pjesw e saj që manifestohen në rrugën gjykuese", tha Çupi.

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi sot raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan.

I.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 10/06/2021 05:12

    Shpresojm qe me ne fund te mar fund babezia. Por pa ndihmem e SHBA dhe BE keto sarrihen kurr se keta qener politikan jan shnderruar ne kriminela dhe e kan defomuar cdo gje sipas deshires se tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni pro apo kundër një rikthimi të Sali Berishës në krye të PD?