Shkatërrohen parmakët dhe sinjalistika në Bypass-in e Shkodrës! ARRSH nuk mirëmban rrugën që kushtoi mbi 1.5 miliardë lekë

18 Prill 2023, 15:48| Përditesimi: 18 Prill 2023, 15:53

  • Share

Rrethrrotullimi në hyrje të Shkodrës është një rrezik i vazhdueshëm për kalimtarët, të cilët janë të detyruar të kalojnë në rrugën e makinës. Bypass-i Shkodrës një ndër investimet më të rëndësishme në qytet është peng i mosmirëmbajtjes nga ARSSH-ja. Edhe pse i trumbetuar si investim i rëndësishëm, ndriçuesit dhe sinjalisitika janë dëmtuar. ARRSH-ja s’ka marrë në dorëzim një vepër të tillë infrastrukturore aq më pak për të qenë ajo në shërbim të qytetarëve.

Shkodranët çdo ditë përballen me vdekjen, ndërkohë që vetë ata ngrenë alarmin për këtë investim të cunguar që i servir çdo ditë rrezikun e aksidenteve.

“Si s’duhet të mirëmbahet?! Ka rrezik shumë se ka njerëz që kalojnë me biçikleta.

“Deri tani ka shpëtuar mirë populli, këtu duhet mbikalim. Ky projekt është marina, e kanë mbyll rrugën për Tiranë dhe tani futen të gjithë këtu. Duhet mbikalim!”

Po të hysh në brendësi të Bypass-it të Shkodrës vëren ndriçues të dëmtuar, parmakët anësorë dhe sinjalistikën e dëmtuar në gjithë gjatësinë e këtij segmenti.

Një shqetësim i tillë është ngritur disa herë nga banorët, pasi barrierat dëmtohen edhe nga aksidentet e shumta që ndodhin gjatë natës në këtë zonë. Lëvizja këmbësorëve apo përdoruesve të biçikletave është e pasigurt.  Një problem tjetër që rrit rrezikshmërinë në lëvizje gjatë natës është edhe mungesa e ndriçimit. 

Projekti madhor për Bypassin e Shkodrës, kaloi përmes një kalvari të gjatë premtimesh dhe afatesh të shkelura nga qeveritë e të dy krahëve, demokrate dhe socialiste. Prej vitit 2009, segmenti i parë i by pasit, me vlerë fillestare 1.5 miliardë lekë, përfundoi vetëm në vitin 2022, me një gjatësi prej 4.8 km. ARRSH-ja, si enti pronari i rrugës nuk e mirëmban rrugën e re dhe të kushtueshme.  

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • [email protected]: 19/04/2023 06:38

    I Kan Marr edhe Jan TU I zhgul barrierat ansore dikush me I cu te shpija hajt se Po bajm dam e dikush TU I shit per hekur asht turp ne rrall tpar qe nuk e mirmbajm na.... Nuk ndoll me asnji vend te botes vec ne shqipni Kur shqiptari shef nji shqiptar TU ba nji gjest tkeq more edhe TU hell nji leter ntok edhe nuk I thot gja se Jena me mentalitetin CA mduhet mu.... Conu mor popull e reagoni te e drejta... Jo gjithmone se ju ik kryt...

    Përgjigju
  • Iris: 19/04/2023 02:39

    Ketu kemi te bejme me nje mungese bashkepunimi mes ARRSH dhe bashkise.Cfare ben gjithe diten Bardh Spahia? Gjithashtu,c'duan ato baraka e kasolle te vjetera e te shkateruara si te getove afrikane ne ane te rruges?!

    Përgjigju
  • Klodi: 18/04/2023 21:16

    Pastaj pretendojne pse Shkodra nuk i voton PS....kur ta braktisesh nje qytet per hakmarrje qorre pokitike normal qe kurr nuk do te votoj... imagjinoni ne nje shtet europian ku nje qytet braktiset sepse nuk voton per partine ne pushtet...mentalitet albanistani

    Përgjigju
    • Dakord: 19/04/2023 07:45

      Gjithmone roja e ka fajin ne kete vend, hajduti del pa lagur!! Ç'eshte mo ky koment idiot!!!

  • Drejtesia popullore: 18/04/2023 18:34

    Sigurisht qe duhet te mirembahet. Porme pare, a ka ndonje gjobe apo dokument nga demtuesit, nga policia bashkiake apo rrugore. Sepse shkodranet jane me kulture dhe nuk i duan kamunistat. Para se te mirembahet, duhet vete ata te kujdesen: bashkia, policia bashkiake, policia rrugore. Pastaj riparimet.

    Përgjigju
    • Lui: 18/04/2023 22:18

      Ke thene fiks ate qe doja te thoja dhe une.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?