Shkeli masat anti-COVID, kryeministrja e Norvegjisë kërkon ndjesë

20 Mars 2021, 14:49| Përditesimi: 20 Mars 2021, 14:52

  • Share

Të festosh ditëlindjen nga një gjë tejet e zakonshme është shëndrruar në një luks, kjo pasi për shkak të pandemisë nuk lejohen më grumbullimet dhe festimet. Dhe nuk ka rëndësi se kush je I famshëm, politikan apo person I thjeshtë, sepse në fund të fundit masa do të jetë e njejtë.

Edhe kryeministrja e Norvegjisë Erna Solberg është detyruar të kërkojë falje për shkeljen e rregullave anti Covid të vendit gjatë një feste për ditëlindjen e saj.  Ajo kishte ftuar edhe 13 persona të tjerë për drekën e ditëlindjes në një restorant, ndërkohë që në vend lejohen grumbullime vetëm deri në 10 persona.

Në një postim të gjatë në “Facebook”, kryeministrja kërkoi ndjesë për veprimet e saj dhe tha se ajo ishte shumë e trishtuar për ç’ka kishte ndodhur.

Për më shumë se një vit, unë i kam kërkuar kutdo prej jush të ndjekë rregullat dhe rekomandimet për mbrojtje nga infektimi. Dhe është një përgjegjësi e madhe për mua si kryeministre të ndjek rregullat dhe rekomandimet, por jam unë ajo që kam gabuar, “ tha ajo.

Solberg pranoi se 13 pjesëtarë të familjes së saj darkuan në restorant më 26 shkurt, në një resort sportiv dimëror në Geilo. Kryeministrja tha se vetë ajo u desh të mungonte në darkë pasi ishte dashur të shkonte në një spital për një vizitë për sytë. Por, ditën tjetër, 14 persona u mblodhën për një drekë me sushi, në apartamentin e marrë prej saj me qira, në shkelje të rregullave për tubimet private.

Komento

Komente

  • Lui: 20/03/2021 16:38

    Paske marre shembull nga Basha. Se edhe ai dreq i shkel gjithmone padashje rregullat anticovid, por kerkon gjithmone ndjese dhe thote nuk e perseris më.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?