Mbi 9200 shkelje janë konstatuar gjatë vitit të kaluar në sistemin e prokurimeve publike, në sistemin e tatim-taksave, apo edhe sa i takon monitorimit të koncesioneve dhe pronave publike. Në auditin e brendshëm të Ministrisë së Financave për vitin 2020 rezulton një dëm prej 1.2 miliardë lekësh, prej këtyre shkeljeve, ku rreth 45% e dëmit është nga shkeljet me procedurat prokuruese.
Në auditim theksohet se ka dobësi të theksuara deri në dëm ekonomik në sistemin e prokurimeve publike ku është identifikuar numri më i madh i shkeljeve. Vetëm nga shkeljet në këtë sistem dëmi arriti në 553,6 milionë lekë ose 4.5 milionë euro.
Shkeljet e konstatuara sipas financave janë: “Planifikim jo i saktë i nevojave duke mos marrë parasysh gjendjen e magazinave në fund viti te cilat rezulton me gjendje në shuma të konsiderueshme. Fondit limit të llogaritur i mungon argumentimi dhe analiza e nevojave nga sektorët përkatës në momentin e përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm. Shkelja e parimit të barazisë në tendera dhe shpallja e padrejtë fitues e operatorit nga Komisioni pasi rezulton me detyrime të pashlyera ndaj organeve shtetërore”, thuhet në auditim.
Vlera e shkeljeve financiare e konstatuar gjatë vitit 2020 është rritur me 34% në krahasim me vitin e mëparshëm, ku pas prokurimeve renditet dëmi i shkaktuar nga sistemi i tatimeve e taksave me 35% të dëmit ose 432,6 milionë lekë, dhe në vend të tretë janë koncesionet me dëm 78,4 milionë lekë.
Ndërkohë bazuar në një raport të mëparshëm të Komisionit të Prokurimit Publik thuhej se nga 6440 procedura të publikuara për prokurime, pa përfshirë ankande dhe koncesione, për 532 ose për 8.2 % prej tyre janë paraqitur ankesa pranë Komisionit. Sipas këtij raporti numri më i madh i ankesave është depozituar sa i takon tenderëve të hapura Agjencia e Blerjeve të Përqendruara me 89 të tilla, ku 40 tendera janë për shërbime dhe 30 për mallra.
Javën e fundit Agjencia e Blerjeve të Përqendruara është vënë në qendër të drejtësisë për shkak të abuzimeve me tenderin për uniformat e policisë dhe jo vetëm.
(Kliko ketu per te lexuar) Raporti Vjetor
Mos ke dash me thon 25mil euro se 2.5 million sjan asigjo.te vidhnin aq ne vit do ishim lule
PërgjigjuSa te jete Anila ne krye dhe Olti sekretar dhe drejtore hajduter qe kane nga 3-4vite dhe i kne krhyer ne prona institucionet, auditet jane kot, vene e mbyshin defeterat. Ka ankesa nga ish-punonjes per keta drejtore madje eshte ne dijeni edhe Anila Denaj e Olti Muzaka po asnje made nuk marin, ju thoni auditi. Auditi kur konstaton shkrlje ben veprimet ligjore por ven per auditim dhe perfundojne te qoftet me drejtoret qe auditojne!
PërgjigjuPo drejtorit e veta te Ministrise pse si kontrollon ky auditi leshit qe vete me rekomandim ka institucione qe kne nga tri vite pa audituar...Ka shkrlje sepse auditi i brendshem nuk raporton ne klsh prwndaj dhe ky audit i Ministrise eshte per ndjekje penale!
Përgjigju