Shkëlqen Spanja, rekord i Italisë, Finlanda në Euro 2020

16 Nëntor 2019, 10:59| Përditesimi: 16 Nëntor 2019, 11:00

  • Share

Spanja dhe Italia fitojnë me goleada ndërsa Suedia dhe Finlanda për herë të parë kualifikohen në Europian. Iberikët i shënuan 7 gola Maltës me autorë të ndryshëm dhe grupin F e mbyllin në vend të parë pasi momentalisht kanë 23 pikë.

Suedia mposhti në transfertë rivalin direkt Rumaninë 2-0 dhe si e dyta në grupin F siguron një biletë për në Euro 2020. Golat u shënuan nga Marcus Berg dhe Robin Quaison.

Në grupin J Italia e Roberto Mancinit di vetëm të fitojë. Në Zenica të kaltërit mposhtën 3-0 Bosnje Hercegovinën falë golave të Acerbi, Insigne dhe Belotti duke kurorëzuar një ecuri fantastike. Italia ka vendosur një rekord të ri me dhjetë fitore radhazi dhe do të jetë kokë grupi në Euro 2020.

Festë e çmendur në Finlandë për kualifikimin e ekipit Kombëtar për herë të parë në histori në Europian. Finlanda mposhti 3-0 Liechtenstein-in dhe blindon vendin e dytë në grupin J.

Në grupin D ende nuk kemi asnjë të kualifikuar. Zvicra me vështirësi mposhti 1-0 Gjeorgjinë ndërsa Danimarka bëri goleadë ndaj Gjibraltarit. Ndeshjet e fundit në grup do të vendosin dy të kualifikuara ku Danimarka dhe Zvicra janë favoritet.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?