Shkelzen Berisha

Kronikë

Shkëlzen Berisha ‘magjistar’ parash, fitoi 432 mijë euro nga një apartament gjatë 2013-2016! Historia e dyshimtë që sfidon drejtësinë  e re (Dokumentet)

21 Qershor 2021, 17:06| Përditesimi: 21 Qershor 2021, 17:37

  • Share

Shkëlzen Berisha, tashmë pjesë e listës së zezë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sfidon edhe magjistarët për shumëfishimin e parave. I biri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka fituar 432 mijë euro nga vetëm nga një apartament, në harkun kohor 2013-2016. Historia është sa e pazakontë aq edhe sfiduese për drejtësinë. Në vitin 2013, Shkëlzen Berisha deklaron se ka blerë një apartament me vlerë 346 mijë euro tek ETC në Tiranë. Për të blerë këtë pasuri, thotë se ka marrë 277 mijë euro kredi me interes 6.5 % në vit, ndërsa 69 mijë euro i ka paguar nga një llogari e tij bankare.

Shkëlzen Berisha duket se ka gjetur menjëherë një qiramarrës, pasi vitin e blerjes së apartamentit, deklaron rreth 32 mijë euro nga qiraja. Në vitin 2014, deklaron 50 mijë euro nga dhënia me qira e apartamentit. Në vitin 2015 deklaron rreth 48 mijë euro nga qiraja. Rreth 48 mijë euro deklaron edhe në vitin 2016, vit të cilin vendos të shesë apartamentin. Nga viti 2013 deri në vitin 2016, Shkëlzeni deklaron 178 mijë euro nga qiraja e apartamentit, një shifër kjo e pazakontë në raport me tregun imobilar në Shqipëri. Por, çudia nuk mbaron këtu.

Në vitin 2016, Shkëlzen Berisha e shet apartamentin për 600 mijë euro, duke fituar kështu 254 mijë euro me një lëvizje. Vlera e apartamentit të Shkëlzenit në një hark kohor prej 3 vitesh është rritur me rreth 70 %. Ndërkaq, sipas një Raporti të Bankës së Shqipërisë për vrojtimin e tregut të pasurive të paluajtshme, çmimi i apartamenteve nga viti 2013 deri në vitin 2020, pra në hakun kohor të 7 viteve, është rritur me 48.6 %. Shkëlzen Berisha ose e ka shitur apartamentin në 2016 me një çmim përtej realitetit të vlerës së tregut ose e ka blerë në 2013 me çmim më të ulët se sa vlera e tregut. 

Nga viti 2013 deri në vitin 2016, Shkëlzen Berisha, ka fituar 432 mijë euro nga një apartament, duke përfshirë të ardhurat nga qiratë dhe shitjen me çmim rreth 70 % më të lartë se sa çmimi i blerjes. Kjo lëvizje për shumëfishimin e parave krijon dyshime të forta për mundësinë e pastrimit të parave ose të favorizimit nga personazhe të lidhura me interesa të caktuara.

Të njëjtën skemë ka zbatuar edhe ish-kryeprokurori Adriatik Llalla për t’u pasuar. Llalla bleu deri në vitin 2017 rreth 25 mijë m2 tokë në rrethinat e Tiranës me vlerë 160 mijë euro. Më pas e rivlerësoi tokën për 1 milionë euro. Gjykata Speciale ka pranuar një kërkesë të SPAK për sekuestrimin e pronave të Llallës. Mbetet për t’u para nëse një standard të tillë SPAK do ta zbatojë edhe për të birin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, për të cilin shit-blerja e dyshimtë e apartamentit është vetëm nja nga format për t’u pasuruar.  

Shkëlzeni, blerja e apartamentit dhe qiraja 2013

Shkëlzeni, qiraja e apartamentit 2014

Shkëlzeni, qiraja e apartamentit 2015

Shkëlzeni, qiraja dhe shitja e apartamentit 2016

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • larin: 22/06/2021 16:06

    Te denohen ME VDEKJE keto kriminele!

    Përgjigju
  • elton: 21/06/2021 18:31

    skema eshte e thjeshte ,gjen nje bleres qe ka mundesi te justifikoje shumen dhe ja shet atij nderkohe te paguan me parate e tua praktikisht dhe ja ku u pasteuan ca te vogla

    Përgjigju
  • Adi: 21/06/2021 17:14

    Po ktij parazeti pa lluksen vetem shpia i ban 2 milion lek

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?