Shkëlzen Berisha dhe Lulzim Basha

Politikë

Shkëlzen Berisha sulmon me tone ironike Bashën: PD të ka borxh se nuk të bëri president dhe dy herë kryeministër

26 Nëntor 2021, 12:15| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 12:17

  • Share

Djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, ka sulmuar me tone ironike kryedemokratin Lulzim Basha, pasi ky i fundit në një intervistë mbrëmjen e djeshme tha se Berisha i ka shumë borxhe Partisë Demokratike që e ka mbështetur në gjithë këto vite.

“PD i ka borxhe Lulzim Bashës, pasi nuk e bëri president dhe dy herë kryeministër”, shkruan Shkëlzeni me ironi në rrjetin e tij social Facebook.

Kjo ironi i referohet në mënyrë indirekte humbjeve të Lulzim bashës brenda PD, pasi humbi dy herë zgjedhjet dhe nuk arriti të bëhej kryeministër.

Basha deklaratën e tij kundrejt Berishës e ka bërë i ftuar në një studio televizive ku ka folur për gjendjen aktuale të partisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/11/2021 02:11

    Kurse Shkelzeni i ka borxh PD,po te mos ishe babushi ne krye te saj dhe te shtetit shqipetar,nuk do te behej milioner dhe nuk do t'i kishte shpetuar drejtesise per Gerdecin,prandaj falenderoi e perkulu para deleve qe t'a zgjodhen babushin ne krye te PD dhe qe akoma po e ndjekin si bari neper foltore,sepse duan te rikthehet ne krye te PD e shtetit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?