SHKODËR- Kryetarja e Bashksë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka "thyer" bojkotin e mbledhjeve te këshillit të Bashkisë së Shkodrës. I cilësuar nga ana e saj si një institucion ilegjitim, i dalë pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, miratimi i paketës fiskale ka detyruar Ademin që të jetë e pranishme përballë këshilltareve të dalë pas zgjedhjeve të kontestuara nga vetë ajo. Në një intervistë për mediat, Ademi sqaroi se fakti që është rikthyer në Këshillin Bashkiak, nuk do të thotë që qëndrimi për zgjedhjet e 30 qershorit ka ndryshuar, përkundrazi mbetet i njëjti.
"Unë kam në krye të drejtimit të Bashkisë së Shkodrës, që përtej gjithçkaje që lidhet me çështje ligjore, që i qëndroj fort, unë ka prezantuar përpara qytetarëve të Shkodrës, politikën fiskale dhe buxheti i Bashkisë së Shkodrës. Në këtë kontekt është detyrë dhe përgjegjësi nga ana ime që ta bëjë këtë, dhe nuk ka lidhje çfarë dhe si përfaqëson kjo trup. Unë dua t'ju jap një informacion të ri, ne vazhdojmë për të drejtën e votës, kam marrë para dy ditësh një letër nga Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale Europianë lidhur me shqetësimin që ka me situatën politike në Shqipëri", tha Ademi.
Ajo ka zbuluar edhe përmbajtjen e një letre të dërguar nga Kongresi i Autoriteteve Lokale e Rajonale, në përgjigje të shqetësimit të ngritur nga kryetarja e Bashkisë Shkodër për pushtetin vendor pas 30 qershorit.
"Aty thuhet: Unë do të doja t'ju falenderoja për letrën e dërguar lidhur me shqetësimet për zgjedhjet e mbajtura në Shqipëri më 30 qershor. E konsideroj bashkë me presidenti shqetësuese situatën politike dhe do të procedohet me një vizitë në data 46- shkurt 2020", shtoi Ademi.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar Paketën Fiskale për vitin 2020, sipas projektit të paraqitur nga administrata Ademi, por edhe me disa propozime nga grupet e interesit dhe këshilltarë. Pjesë e diskutimeve, ishin edhe disa ndryshime në vendimin e KB nr.1 të vitit 2016 për nivelin e gjobave për ndotjen e mjedisit dhe hapësirat publike. Për zhurmat, niveli i gjobave nga 3 mijë do të kalojë në 15 mijë lekë ndërsa për ndotje akustike të lartë, gjoba rritet nga 10 mijë në 20 mijë lekë.
Ju dogj barku ksaj per buxheti, i jane mvaruar leket dhe ska ku shkon pa leke.
PërgjigjuSa kallamoq ka thy kjo shkine i bjen prej Bacallekut deri ne Rus... e o Mark e bane telef
PërgjigjuKete kryetarke e keni dhurate nga Edi Rama
PërgjigjuU vune perballe njeri -tjetrit dy pale funderrina per miratimin e buxhetit te Shkodres,qe sigurisht u miratua me sukses. Nje tufe budallenjsh qe habiten edhe vete pse jane aty,degjuan nje super budallice tek u derdelliste diçka per te cilen s'merrnin vesh asgje,dhe buxheti u miratua. Edhe kur shumicen e kishte Voltana ,kishte me shume debat. E ju thoni te behen zgjedhje...! Voltana me keta hajvane mbreteron 100 vjet.
PërgjigjuPer interesat e veta dhe te partise ka shkuar ne mbledhjen e keshidhit jo per hadhet e shumta qe ka ky qytet i lene mbas dore prej 27 vitesh qe e komandon partia e krimit.
PërgjigjuMinishengli ballkanik eshte i domozdoshem per levizje te lire dhe rregullon mardhjet nderkufitare me shtetet.Kosova duhet te mari pjese pamvarisht njofjes serbise.Kosova eshte shtet me te drejtat dhe barazit e saj ne mes shteteve ballkanike.
Përgjigju