Kronikë

Shkodër/ Aksidentohen rëndë 3 automjete! Disa persona të lënduar, rruga ‘zien’ nga trafiku

28 Tetor 2021, 23:33| Përditesimi: 28 Tetor 2021, 23:43

  • Share

Shkodër- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj enjteje në afërsi të fshatit Beltojë. 3 automjete janë përplasur me njera-tjetrën dhe kanë shkaktuar edhe lëndime në disa persona. Pasi janë kontrolluar në vendin e ngjarjes, personat e dëmtuar raportohet se janë jashte rreziku për jetën.

Aksidenti i kësaj nate ka shkaktuar gjithashtu trafikun e rënduar në këtë aks rrugor. 

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e detajuara të aksidentit. Policia ndodhet tashmë në vendgjarje për të zbardhur ngjarjen e kësaj mbrëmjeje. Report Tv ofron pamje ekskluzive nga aksidenti.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?