Kultura

Shkodër, nis regjistrimi i trashëgimisë kulturore jo materiale

25 Maj 2021, 09:25| Përditesimi: 25 Maj 2021, 09:41

  • Share

Edhe në Shkodër nis krijimi i regjistrit kombëtar të trashëgimisë kultorore jomateriale. Do jetë vetë komuniteti i Shkodrës i cili do të përcaktoje vlerat e veta, të cilat do jenë të regjistruara në konventën e trashëgimisë kulturore .

Qarku i Shkodrës do ketë minimalisht 30 dukuri shpirtërore përfshire këtu veshje tradicionale, këngë të vjetra shkodrane, gatime tradicionale, vegla muzikore etj, të cilat do të deklarohen në këtë regjistër.

Një projekt ambicioz ky që vjen si bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës dhe UNESCO-s në të cilën qytetet e Shqipërisë do të mund të ruajnë vlerat e tyre shpirtërore në regjistrin kombëtar të trashëgimisë kulturore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?