Shkodër/ Prefekti Pjetri mbledhje me drejtuesit: Të ushtrohen detyrat, askush nuk është i pazëvendësueshëm

5 Prill 2019, 18:31| Përditesimi: 5 Prill 2019, 18:38

  • Share

Prefekti i Qarkut Shkodër ka mbledhur në një takim të gjithë drejtuesit e institucioneve ku në fokus ka qenë sezoni turistik. Në këtë takim prefekti Valdrin Pjetri ka qenë tejet kritik duke i bëre një "dush" drejtoreve lidhur me punën e tyre dhe ofrimin e shërbimeve për qytetaret. Prefekti Pjetri pas mbledhjes deklaroi se asnjë nga drejtorët nuk është i paprekshëm ndërsa i ka kërkuar që të shtojnë sportelet në ofrimin e shërbimeve për qytetarët duke qenë se fluksi shtohet edhe si shkak i ardhjes së turistëve apo shqiptarëve që jetojnë në shtetet e tjera.

Prefekti Pjetri u emerua në krye të këtij institucioni të hënën e 1 prillit, ndërkohë që sezoni turistik duket se është sfida e parë e tij.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?