Kronikë

Shkodër/ Sherr mes të rinjve, goditet me thikë 33- vjeçari, policia në kërkim të autorit (VIDEO)

20 Korrik, 18:56| Përditesimi: 20 Korrik, 19:35

  • Share

Shkodër-Një person është plagosur me thikë në lagjen Skënderbeg në Shkodër dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti mes të rinjsh, ndërsa i plagosuri Pjeter Guraleci, 33- vjeç është paraqitur vetë në spital.

Personi me inicialet V. D. dyshohet se ka goditur me thikë 33-vjeçarin, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër / Informacion paraprak. Rreth orës 18:30, në sheshin “Prek Cali”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi V. D. dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin Pjeter Guraleci, 33- vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të saj', njoftoi sot policia. 

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?