Shkoder- Në sallën e këshillit të Bashkisë Shkodër, është zhvilluar dëgjesa për publikun në lidhje me propozimin që ka nisur për vendosjen e parkimeve me pagesë në qytetin e Shkodrës.
Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër ka shpjeguar rëndësinë e këtij diskutimi dhe dëgjese me publikun por edhe efektet positive që kjo inisiativë do të ketë
“Është një projekt-vendim që është diskutuar shumë me ekspertë të ndryshëm, qofta nga ana e specialistëve pranë Bashkisë Shkodër, i cili synon të përmirësojë problemet e trafikut të cilat në një mënyrë apo një tjetër prekin të gjithë qytetarët në Shkodër por jo vetëm. Me urdhër të kryetarit të Bashkisë është ngritur ekipi i punës, i cili është marrë me hartimin e këtij projekt-vendimi, i përbërë nga 7 anëtarë. Është një punë e cila paraqitet sot përballë publikut po në të njëjtën kohë kërkohet mendimi i specialistësve, të cilët mund ta përmirësojnë një projekt-vendim të tillë që të jetë sa më i zbatueshmë nga qytetarët shkodranë. Është një projektvendim që ka përfitues qoftë qytetarët shkodranë, por në të njëtën kohë edhe institucionin e Bashkisë së Shkodrës' tha Oltion Luli, kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës
Përvec drejtuesve të këshillit të bashkisë, anëtari i grupit të punës Pjerin Lazri, ka dhënë detaje në lidhje me këtë propozim, i cili është I bazuar edhe në vendimin e këshillit bashkiak të vitit 2016-të, ku është përcaktuar edhe cmimi 50 lek për orë.
“Bashkia Shkodër në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë dhe funksioneve të saj ka marrë nismë për caktimin e disa zonave që do të vihen parkingje me pagesë. Ky plan parashikohet të zbatohet në një periudhë 10 vjeçare.
Zonat tarifore me qëllim vendosjen e tarifës së shërbimit të parkimit publik do të përfshijnë akset si më poshtë: Vendondodhjen me ngarkesën më të madhe me ndërveprime intensive financiare tregtare, institucionale apo sociale. Një pjesë e rrjetit rrugor të kësaj zone mban aktivitetin e administratës publike, qendrat e biznesit, bankat, institucionet kulturore, aktivitetin turistik, lokalet, njësitë e shërbimit, pikat kryesore në të cilat janë konstatuar problematika në parkimin e mjeteve, theksoi Lazri.
Ndërkohë që parkimi me pagesë është përfshire edhe për zonën e Shirokës dhe ajo e Velipojës.
Segmenti nga sheshi Parruc deri në sheshin Balshaj krahu i djathtë, si dhe përfshirë një pjesë të shkurtër të krahut të majtë që aktualisht është parkim publik
Nga Sheshi Parrucë tek Sheshi Demokracia
Nga sheshi Demokracia e në vazhdimisi me rrugën Martin Camaj deri në Rus
Nga sheshi Nënë Tereza tek sheshi 2 Prilli
Nga Sheshi Nënë Tereza deri tek degëzimi në rrugën e Arrës së Madhe të dy krahët
Segmenti nga sheshi Demokracia tek degëzimi i rrugës Hodo Beg Sokoli
Kjo do ndikoj negativisht plus do ketè edhe mosmarrveshje pasi vetèm disa njerèz qè nuk kan lek mjaftueshem parkojne ne ato vende dikush do mbush xhepat
PërgjigjuGjergji, e ke shume, teper gabim. Dhe jo te gjithë kanë leke te paguajne per çdo dite, parking, eshte shpenzim i shkuar dem!
Nezir:Kush ka makine ka shume me teper lek te mjaftushem per te pagu parkingun.Makina apo veturat kudo ne Shqiperi(natyrisht edhe ne Shkoder) shumica jane per luks,kur kudo ne bote ato jane mjete pune e jo luksi
A keni mendu per banoret e ketyne lagjeve se ku Kane me i parku makinat e tyne se deri sa Jane banore aty kane edhe te drejten me parku makinen aty.parking para banesave jane krejt te pakta se edhe ndertimet qe jan ba "kane" tana vendpushime e parking. Uroj mos te fillojne vrasjet mes kojshive per ato pak vende ku gjenden.
Përgjigju