Shkodra i jep lamtumirën e fundit dramaturgut Albri Brahusha

7 Shkurt, 15:34| Përditesimi: 7 Shkurt, 15:43

  • Share

Shkodra i ka dhënë lamtumirën e fundit, dramaturgut që u nda jeta një ditë më parë Albri Brahusha. Homazhet janë mbajtur në hollin e Teatrit 'Migjeni', ku miq, të afërm, familjarë, drejtues vendorë dhe përfaqësues të politikës i kanë dhënë lamtumirën e fundit.

Ai vuante kohët e fundit nga një sëmundje e rëndë të së cilës nuk mundi t'i bëjë ballë. Ai u lind në Shkodër në 29 shtator 1973. Ka studiuar drejtësi në Universitetin Luigj Gurakuqi, por pasioni për letërsinë e bëri që të ndjekë rrugën si shkrimtar dhe dramaturg.

Albër Brahusha është drejtuesi i pare i të përjavshmes “Milosao” që botohej nga Gazeta Shqiptare. Për një kohë të gjatë, ka shërbyer në poste drejtuese për kulturën dhe rininë në Ministrinë e Kulturës, ndërsa vepra qe ai la pas është e konsiderueshme në dramaturgji, letërsi dhe publicistikë. Me dramën e tij “Vizita e Fundit”, u vlerësua me çmim në festivalin ndërkombëtar të teatrit në Elbasan

Ka shkruar edhe pjesët “Për Elizën”, “Eldorado”, “Uverturë me tetë gishta”, “Në vagonin e klasit të fundit” dhe “I harruar nën armë”, botuar në revistën ORANA. Gjithashtu ka botuar vëllimin me tregime “Ignorantia” dhe romanet “Qyteti i Shiut” dhe “Tetë e gjysmë se fundmi ka punuar për revistën letrare e përtremuajshme G&G deri tani në 6 numra.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?