Shkodër- Për gati 3 orë Shkodra ishte nën pushtetin e ujit. Reshjet e shiut me intensitet të lartë por dhe era e fortë mbuloi të gjithë territorin e bashkisë së Shkodrës duke krijuar përmbytje të rrugëve kryesore por dhe në pedonale apo në sheshe kryesore.
Pati prezencë të shtuar të ujit pranë Bulevardit “Skënderbeu”, në Sheshin “Isa Boletini”, në Sheshin “Demokracia” dhë pranë Urës Dervishbeg.
Nga ana e Bashkisë Shkodër u angazhuan në terren të gjithë punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Policisë Bashkiake por intensiteti i lartë i reshjeve që vazhdoi për 3 orë e bëri të vështirë ndërhyrjen.
Bashkia u bëri apel qytetarëve që gjatë këtyre orëve të evitonin daljet e panevojshme nga banesat. Ndërkohë si pasojë e motit të keq disa fshatra nuk u furnizuan me energji elektrike
Situata u përmirësua pas 3 orëve. Në akset kryesore të qytetit u largua prezenca e ujit ndërsa vijoi puna në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
Pas më shumë se 3 orësh reshje intensive të shiut , situata në territorin e qytetit është përmirësuar plotësisht.
Në akset kryesore të qytetit nuk ka më prezencë uji, ndërkohë që tashmë po punohet në rrugët dytësore dhe në lagjet periferike të qytetit për zhbllokimin e kanalizimeve, me qëllim largimin e shpejtë të ujit.
“Nga momenti i parë, të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër kanë qenë në gatishmëri për këtë situatë, e cila u menaxhua në kohë rekord nga punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Emergjencave Civile të Bashkisë, Policisë Bashkiake, Policisë së Shtetit, Forcave Zjarrfikëse dhe Ujësjellës Kanalizime Shkodër” shkruan kryebashkiaku Benet Beci në një postim në facebook.
cfare bejne punetoret e bashkise gjithe veren qe spastrojn pusetat e kanaletpor merren me festa e argetim per te rinjte.mu duk mbreme si me pa shperthy hidrocentrali
PërgjigjuPo ca bani tan veren mar ta marsha si nuk punoni
PërgjigjuAlb!për 30 vjet që e kishit ju nuk kam pa nabonjë puntor tu pastru,dhe tu hap pusetat e ndryshuna tuajat naten! Për 20 minuta Shkodra u normalizu, dhe ju i keni syt e mydhuna për punen që po ban Beneti.