Lulzim Basha

Shkodra, një eksperiment i papërgjegjshëm social i opozitës

11 Prill 2020, 21:33| Përditesimi: 11 Prill 2020, 21:39

  • Share

Nuk jam i sigurt sa ka ka pasur në dorë prefekti i Shkodrës të përfaqësonte fuqinë e Qeverisë në atë qytet, për të vendosur gjendjen e jashtëzakonshme, por është e qartë që politika e Qeverisë aty ka dështuar. Opozita e ka mundur Qeverinë në Shkodër, duke përdorur si viktima qytetarët që e besojnë atë.

Edhe pse prishja e rregullave të karantinimit ishte flagrante dhe pasojat u panë menjëherë nga rritja e kurbës së të prekurve në qytet, politika opozitare vazhdoi ta vrasë Shkodrën.

Asnjë politikan i opozitës deri më sot, nuk ka bërë thirrje që shkodranët të zbatojnë rregullat e karantimit. Vetëm tri ditë më pare, Ilir Meta në takim me ish- prefektin, më në fund kërkoi që Shkodra të zbatojë rregullat e karantimit. Por menjeherë pas tij Berisha, jo vetëm që nuk foli për këtë gjë, por llogariste se aty duhet të ketë shumë herë më tepër të infektuar, por Edi Rama i fsheh.

Me sa duket është i shqetësuar që nuk po i realizohet plani i vdekjeve që i duhen në Shkodër.

Shkodra është një eksperiment social i opozitës, që dëshmon se si mund ta menxhonte ajo këtë krizë epidemie. Me një kakofoni zërash dhe “idesh”, por mbi të gjitha, me objektivin se si mund të përfitojnë politikisht nga epidemia, opozitarët tanë e kthyen me vetëdije Shkodrën, në një zonë viktimash, duke predikuar lirinë politike për të kundërshtuar masat e karantinës, si një mënyrë për t’iu kundërvënë Qeverisë.

Qeveria nuk është pa faj. Jo vetëm prefekti, por dhe struktura të tjera të Qeverisë, duhet të kishin ushtruar zbatimin e rreptë të ligjit, duke i mbyllur me dhunë në shtëpi “trimat” që mendonin se “korona” është pseudonim i Edi Ramës. Nëse do ndodhte kjo, tani debatin do ta kishim për “heronjtë” politik të Shkodrës, por jo për të sëmurët e saj.

Por pavarësisht kësaj, opozita ngeli stoike në qëndrimin e saj ndaj Shkodrës, duke dashur të ketë një zonë viktimash, për të mbajtur gjallë nekrofilinë e saj.

Ende deri më sot, Lulzim Basha nuk i ka bërë thirrje shkodranëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat e karantinës, por u flet për ëndrra me para që mund t’u jepte ai, po të ishte kryeministër pas karantinës. A thua se kjo epidemi ka ardhur për të bërë qoka me lekë.

Sali Berisha për vete rri i mbyllur brenda nga frika e vdekjes, kurse shkodranëve u thotë ngrihuni dhe thyeni “diktaturën” e Edi Ramës.

Po të jetë kështu, ai duhet ta thyejë i pari karantinën e të dalë në rrugë, se komandati duhet ta udhëheqë luftën.

Por me tinzari politike dhe me një mungesë mëshire të pashpjegueshme ndaj qytetit bastion të tyre, opozitarët tanë e lanë Shkodrën të viktimizohet dhe tani dalin i qajnë hallin prefektit të shkarkuar, dhe jo qytetit të dorëzuar para epidemisë.

Ata që ende nuk po u bëjnë thirrje qytetarëve të rrinë brenda dhe ta kthejnë në betejë izolimin, si një mënyrë për t’i shpëtuar katastrofës, po bëjnë më të shqetësuarin për prefektin, se sa për Shkodrën.

Prefekti është mirë me shëndet. Edhe punë mund të gjejë, ndoshta një më të mirë se kjo që kishte. Por Shkodra s’ka për të gjetur kurrë politikanë më të këqinj se këta që voton, të cilët prej prillit të 1991, e zgjedhin atë si qytetin ku duhet të shëtisin me kufoma drejt pushtetit, pa ju dhimbsur asnjë sekondë./ tema

Komento

Komente

  • Tani: 12/04/2020 13:14

    Fajin e ka Saliu keshtu do vazhdojme gjithe jeten ne? Po policia e leshit dhe ushtria e Plackes nuk e mbulojne Shkodren? Vashzhdon Mender Bajga te beje propoganden e komunistave te mutit fare e keqe.

    Përgjigju
    • besi: 13/04/2020 12:58

      fajin e kane te gjithe idiotet qe vazhdojne degjojne saliun ne fakt. boll me gjoja komunizmin se nuk pi me uje. futuni brenda ate beni

  • Vermoshi: 12/04/2020 08:20

    Djepi i""kultures""esht kthyer ne djepin e budallenjve e sekretareve te PD_se ptuuu njerez te mbaruar per inat te rames beni duvan e krimineleve dhe hajduteve qelbesirave qe duan 97_ta m sa duket dhe ju ..........po ne fund te fundit sjeni femij ne te semes vafshi o djepi i budallenjve

    Përgjigju
  • Rera: 11/04/2020 22:15

    Ik se ke pjerdh me kohe .Je pa vlere ne kete shoqeri.

    Përgjigju
  • Taulant: 11/04/2020 22:04

    Po t'i permbahemi fjaleve te hallos nga Shkodra qe u intervistua virusi prek vetem te ligjte. Duket se shkodranet po tregohen me teper se budallenj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po japin rezultat protestat e PD-së?