Dhunë në Shkodër/ Të miturit në krye të 'rebelimit', shkatërrojnë selinë e PS! Mbërrijnë Balla dhe Beqaj: E organizoi PD-LSI, Monika të heqë dorë nga pagesat për minorenët

12 Dhjetor 2020, 11:26| Përditesimi: 12 Dhjetor 2020, 17:13

  • Share

Ajo që nisi si një marshim qytetar në qytetin e Shkodrës për vrasjen e Klodjan Rashës, në fakt precipitoi në dhunë dhe shkatërrime nga disa të rinj, kryesisht të mitur.

Që në fillim të grumbullimit ka pasur hedhje të kapsollave nga disa të mitur, të cilët nuk kursejnë sharjet ndërsa në duar mbajnë shkopa druri e gurë, që i përdorën për të thyer e shkatërrua gjithçka që u dilte në rrugë. Dhuna u përqendrua në selinë e PS në Shkodër, ku disa të rinj kanë thyer xhamat më gurë dhe më pas shkallmuan derën e kamerat e sigurisë duke hyrë brenda ambienteve. Ata nxorën çdo gjë që ndodhej brenda, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së sëlisë rozë.

Është dashur ndërhyrja e FNSH e cila hodhi gaz lotsjellës që solli shpërndarjen e të rinjve dhe më pas zjarrfikësja bëri të mundur shuarjen e zjarrit, ndërsa brenda selisë socialiste në Shkodër, çdo gjë është shkatërruar.

Në protestë ishin prezentë edhe figura politike si anëtarë apo kryetar të  degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre si dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, e cila ndenji vetëm 10 minutat e para të protestës. Ademi ka dënuar dhunën e përdorur duke thënë se ajo nuk janë shkodranët, ndërsa tha se lajmëroi policisë sapo nisi dhuna në selinë e PS.

Ora 18:39
LSI Shkodër: Nuk kemi lidhje me organizimin e protestës dhe dhunën e sotme, po ishim në protestë

1607773473_shkoder.jpg

Lëvizja Socialiste për Integrim i Shkodrës ka reaguar pas protestës së sotme dhe akuzave nga përfaqësuesit e PS-së për organizim të opozitës  të dhunës dhe shkatërrimeve.

"Përfaqësuesve të partisë së rilindjes nuk mund t’i bëjmë derman kur përdorin armët ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe as kur po i bëjnë shqiptarët të marrin arratinë prej vendit të tyre, sepse nuk qeverisin por sundojnë. Sulmet ndaj selisë tuaj në Shkodër i dënojmë, ashtu si çdo dhunë tjetër të shfaqur në vendin tonë nga pushteti juaj që prej 7 vitesh mban peng Shqipërinë. Duke ju referuar deklaratës që dhatë nga Shkodra në krah të përfaqësuesve politik që keni në këtë qytet, e ndjejmë detyrë dhe obligim partiak, por edhe qytetar të reagojmë si LSI dega Shkodër. Ju bëjmë me dije se në gjithë këto vite të jetës tonë politike, nuk kemi shfaqur dhe as nuk do të shfaqim qoftë edhe për një moment të vetëm qëndrime pro dhunës. Taulant, po është e vërtetë që marshimit qytetar të thirrur nga shoqëria civile ju bashkua edhe LSI Shkodër, e cila është pro çdo proteste paqësore. Ne nuk kemi asnjë lidhje me organizimin e protestës dhe kurrsesi me dhunën. Dënojmë çdo akt të tillë të ndërmarrë ndaj pronës publike dhe ndaj çdo selie partie. Nëse je duke kërkuar fajtor, ke trokitur në derën e gabuar, pasi LSI Shkodër do të jetë përherë një forcë politike pro evropiane, e vlerave më të mira qytetare dhe e njerëzve që e duan vendin e tyre jo në tym e flakë, por të zhvilluar e me mirëqenie", thuhet në reagimin e LSI.

Ora 16:32
Pas shkatërrimit nga protestuesit/ Taulant Balla dhe Ilir Beqaj mbërrijnë në Selinë e PS Shkodër: E organizuar nga opozita (VIDEO)

Pas shkatërrimit nga ana e protestuesve paraditen e sotme të selisë së PS në Shkodër, ku janë thyr xhamat më gurë dhe më pas u shkallmua dera e kamerat e sigurisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe koordinatori i PS për qarkun, Ilir Beqaj kanë mbërritur në këtë qytet për të parë nga afër çka ndodhur.

Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në komunikimin me mediat atje tha se opozita po shfrytëzon një ngjarje të rëndë, një krim të një polici i cili për këtë krim është në proces.

"Ky është edhe standardi dhe krahasimi ynë me ata. E mbani mend në vitin 2011 që nuk zbatohet urdhri i prokurorisë për të arrestuar personat që kishin kryer vrasjen.  Nga selia e PS Shkodër, i bëj thirrje popullit të nderuar të Shkodrës, aktet e ndodhura është një grabitje e një proteste qytetare nga politikanët e së keqes. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërve i bëj thirrje që të mbajnë në kontroll fëmijët. Nuk pasurohesh me 50 mijë lekshat e Monikës. Mesa pashë unë Voltana Ademi ishte në krye të protestës,. Kur merr përsipër organizimin e protestës mban edhe përgjegjësi

Kjo protestë është iniciuar nga PD-LSI Shkodër dhe Voltana Ademi. Përgjegjësitë i shkojnë atyre.  Si ka mundësi që zjarrfikësit që drejtohen nga bashkia nuk vijnë deri sa u dogjën të gjitha. Harrojini që mund të digjni PS-në për skenarë që Shkodra i njeh mirë", tha Balla nga Shkodra.

Kujtojmë sot protestuesit, shumica të mitur, nxorën çdo gjë që ndodhej brenda PS-së, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së selisë rozë në qytetin e Shkodrës.

Ora 16:25
Protesta e dhunshme në Shkodër/ Ademi denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit: Kanë shpërdoruar detyrën

Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, pas protestës së dhunshme, denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit. Ajo ka kërkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”

“Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim. Ata nuk ju përgjigjën thirrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike”- thuhet në kallëzimin e Kryetares së Bashkisë Shkodër ndaj drejtuesve të Policisë Shkodër.

Kallëzimi penal sipas denoncimit të bashkisë është bërë për mos zbatim të detyrave që sanksionon ligji për policinë e shtetit në nenet 17, 105, etj., përkatësisht për mos angazhimin në mbrojtjen e pronës publike dhe private; mos ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike; mos parandalimin në përputhje me legjislacionin penal dhe procedural penal; për mos marrje dhe trajtim pranë strukturave përgjegjëse, ankesat e shtetasve, në mënyrë të veçantë kallëzimet penale ose informacionet e dhëna në rrugë të ndryshme për vepra të ndryshme penale.

Kallëzimi është dërguar sot në Prokurorinë e Shkodrës.

Ora 15:41
Përgatitjet për protestë, zbulohet mesazhi i Voltana Ademit për demokratët e Shkodrës: Do shfaqemi si qytetarë dhe jo si anëtarë të PD, skenari që duhet të ndiqni

1607784196_BashaVoltana1600x400540x360.jpg

Partia Demokratike vijon përgatitjet për protesta ku ka zgjedhur që të mos shfaqet me logon e saj por në formë të kamufluar.

Shembulli i fundit është ai i kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila ka porositur anëtarësinë e saj që të kujdeset gjatë protestës për të mos folur publikisht nëse janë funksionarë të PD në mënyrë që të krijohet idea që revolta vjen nga qytetarët e zakonshëm.

Më poshtë mesazhi i plotë:

“Dy fjale per marshimin- proteste te dites se neserme.

Grumbullimi behet ne oren 11.00 ne sheshin e piaces (perballe bustit te Luigj Gurakuqit).

Me pas do te vazhdohet ne forme korteu drejt rruges nga Kafja e Madhe, Prefektura, bashkia, sheshi Parruce, biblioteka, rruga e ambulances dhe rikthimi ne shesh.
Pergjate marshimit do te kemi dy ndalesa: perballe prefektures dhe perballe selise se Partise Socialiste Shkoder.

Marshimi do te jete paqesor dhe me demonstrimin e nje qytetarie siç di Shkodra.
Asnje veprim dhune, asnje tentative per te goditur objektet me sende te forta.

Nga djemte organizatore do te monitorohet çdo veprim qe kapercen kufijte e protestes paqesore dhe personat pergjegjes do te largohen si provokatore.

Kushdo qe e ndjen te thote diçka per mediat apo perpara protestuesve, eshte i lire te marre fjalen.

Perjashtim bejne perfaqesues te zgjedhur te forcave politike te cilet jane te mirepritur ne proteste si çdo qytetar i Shkodres, por jo si mesazhere (me fjalime) te forcave qe perfaqesojne.

#NeserEjaEdheTi
#KlodiMundTeIshteDjaliYt
#LiriDemokraci”, shkruan Voltana Ademi në mesazhin drejtuar anëtarëve. (TemA)

Ora 15:30
Protesta me djegie e shkatërrime, si duket tani Shkodra dhe selia e PS! Grumbuj karrigesh të shkrumbuara (FOTOT)

Protesta e dhunshme në Shkodër që nisi si marshim për vrasjen e Klodjan Rashës e përshkallëzoi në dhunë, tashmë ka përfunduar, por ato që kanë mbetur pas saj janë rrënojat e djegieve dhe shkatërrimeve.

Gazetari Musa Kurtulaj duke postuar disa nga fotot e këtyre shkatërrimeve, shkruan: “Asgjë të re nga fronti i Perëndimit. Shkodra fitoi!”.

Dhuna gjatë protestës u përqendrua në selinë e PS në Shkodër, ku disa të rinj kanë thyer xhamat më gurë dhe më pas shkallmuan derën e kamerat e sigurisë duke hyrë brenda ambienteve. Ata nxorën çdo gjë që ndodhej brenda, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së sëlisë rozë.

Por tashmë që turma është shpërndarë përmes këtyre fotove duken dëmet e shkaktuara gjatë protestës, ku para selisë së PS janë një grumbull me karrige të shkrumbuara.

Ora 14:30
Protesta e dhunshme në Shkodër, plagoset një polic i Shqiponjave

1607779892_shqiponja.jpg

Gjatë protestave të dhunshme në Shkodër që u zhvilluan ditën e sotme është plagosur një efektiv policie i forcave Shqiponja, i cili ka marrë mjekimin dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se pjesëmarrësit në tubim  kanë dëmtuar me sende të forta  godinën e një subjekti politik  duke thyer e shkatërruar  dritaret dhe dyert e më pas nxorën dhe dogjën bazën materiale  që ishte në brendësi të godinës.

"Gjithashtu gjatë tubimit është gjuajtur me  sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë  është plagosur  një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim", thuhet në njoftim

Ora 13:50
Protesta në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk përkrah dhunën, ata nuk janë shkodranët! Lajmërova policinë kur nisi shkatërrimi i PS

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar për dhunën e ushtruar në protestën e Shkodrës, që në fakt duhet të ishte vetëm një marshim paqësor. Ademi, e cila ishte prezente vetëm 10 minutat e para në protestë, tha se ajo nuk përkrah asnjë lloj dhune dhe aq më pak shkatërrimin që iu bë selisë së Partisë Socialiste.

Ademi shkruan se kur dhuna nisi ka qenë vetë ajo që ka lajmëruar policën Shkodër, ndërsa shprehet se PD nuk ka nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe nuk nxit as dhunën sot.

"Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrariteti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet.

Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.

Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe persekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vendit.

Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.

Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime", shkruan Ademi në facebook.

Ora 13:22
Protesta e dhunshme në Shkodër, e pranishme edhe Voltana Ademi

Në fillim të protestës në Shkodër, ka qenë edhe kryetarja e bashkisë, Voltana Ademi, duke u shfaqur në krye të turmës. Ajo ka qëndruar vetëm 10 minutat e para në protestë dhe më pas është larguar. 

Gjatë protestës disa të rinjtë gjatë protestës shkatërruan selinë e Partisë Socialiste dhe dogjën orenditë e saj.

Ora 13:00
Selia e PS Shkodër, pas shkatërrimi nga të rinjtë në protestë (VIDEO)

Report Tv është duke ndjekur live protestën në Shkodër, ku kamera është futur brenda selisë së PS , që u shkatërruar nga të rinjtë dhe më pas të gjitha objektet dhe dokumentet u nxorën jashtë dhe u vendos flaka.

Ora 12:46
FNSH rrethon selinë e PS Shkodër, zmbrapsen të rinjtë e dhunshëm

Pas djegies së dokumenteve dhe objekteve të selisë së PS në Shkodër, ka ndërhyrë FNSH e cila ka vendosur një barrikadë rreth institucionit duke zmbrapsur dhe larguar disi të rinjtë, që shkatërruan dhe dogjën gjithçka u doli para.

Ora 12:33
Ndërhyn FNSH hedh gaz lotsjellës, shpërndahen të rinjtë

 

=FNSH ka ndërhyrë me gaz lotsjellës duke shpërndarë të rinjtë, të cilët dogjën gjithçka që ndodhej brenda selisë së PS.

Ora 12:32
Dhunohet selia e PS Shkodër, të rinjtë nxjerrin jashtë objektet e dokumente, i vënë flakën

Të miturit kanë nxjerrë jashtë selisë së PS të gjitha objektet dhe dokumentet që kishte aty dhe i kanë vënë zjarrin në rrugë.

Ora 12:23
Të miturit hyjnë brenda selisë së PS në Shkodër, shkatërrojnë çdo gjë

Të miturit i rikthen selisë së PS pasi i thyen xhamit fillimisht. Ata kanë shkallmuar derën hyrëse duke u futur në brendësi të saj, ndërsa kanë thyer edhe kamerat e sigurisë. Në protestë janë rreth 30 të mitur që kanë hyrë brenda dhe kanë nisur të shkatërrojnë çdo gjë , që nga objektet e deri tek dokumentet.

Ora 12:13
Protesta në Shkodër, u vihet flaka tabelave të reklamave në rrugë dhe koshave të mbeturinave

Precipiton situata, protestuesit u kanë vënë flakën tabelave të reklamave në rrugë, pasi i kanë thyer e shkatërruar më parë. Gjithashtu i është vënë flaka dhe koshave të mbeturinave.

Ora 12:06
Protesta në Shkodër, të rinjtë nisin thyerjen e tabelave në rrugë dhe çfarë u del para

Të rinjtë në Shkodër janë revoltuar dhe kanë nisur të thyejnë çfarë u del para në qendër të qytetit.

Ora 12:01
Protesta në Shkodër, prezencë të anëtarëve të PD e LSI me pankarta 'Edvini e don popullin e vet prandaj e vjedh dhe e vret'

Në protestë vihen re edhe prezencë e figurave politike si anëtarë apo kryetar të degëve të PD dhe LSI dhe simpatizantë të tyre. Ndërkohë që protestuesit marshojnë në pedonalen e qytetit thërrasin vazhdimisht “Rama ik”, “Polici e krimit!”, ndërsa bëjnë thirrje për te vendosur drejtësi për Klodianin.

“Edvini e don popullin e vet, prandaj e vjedh, prandaj e vret”, është mbishkrimi ironik në pankartat e disa protestuesve.

Ora 11:50
Të miturit thyejnë me gurë xhamat e selisë së PS Shkodër

Disa të rinjtë ka nisur të gjuajnë me gur dhe të thyejnë xhamat e selisë së PS në Shkodër. Drejt selisë rozë janë hedhur edhe hurma, ndërsa policia nuk është duke ndërhyrë, por vetëm po monitoron.

Kjo skenë e dhunshme është bërë nga disa të rinj, por që është ndalur nga disa protestues duke larguar të miturit dhe të rinjtë të mos shkaktojnë më skena të tilla.

1607771390_SHKODER1.jpg

Ora 11:41
Protesta në Shkodër, të miturit me dru në dorë nisin nga sharjet dhe kapsolla! Qëllojë policin me hurma   

Protesta në Shkodër do të jetë një marshim në qytet, por në të nuk mungojnë edhe të miturit të cilët nuk kursejnë sharjet dhe hedhjen e kapsollave, ndërsa në duar mbajnë shkopa druri. Megjithatë ka ardhur reagimi i menjëhershëm qytetar duke u thënë të pushojnë, por duket se 'të pabindurit' nuk janë mjaftuar me aq dhe kanë nisur të gjuajnë policinë me hurma.

1607769867_shkoder4.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fisi: 13/12/2020 15:03

    asgje tjeter vec nje signal qe shqiperia ven numero , me vjen keq qe shkodra qe mbahet per me kulture tregoi edhe njehere mbetjen ne mesjete edhe tani 2020 qe ne vitet mbas 1997 ku sali berisha me ilir meten e fatos nanon shkatrruen cdo gje per interesat e tyre dhe jo te popullit shqiptar

    Përgjigju
  • Iris: 12/12/2020 23:25

    Ja dhe huliganet injorantet e sotem dhe kandidatet per burg e varreza pas disa vjetesh.Ketu definitisht kemi te bejme me urdhera nga lart qe kryesisht te vihen femijet e adoleshentet ne vijen e pare te sulmit,pasi demin e bejne dhe nuk I kap ligji.Do doja qe gazetaret t'i intervistonin disa nga keta birbot e vegjel per te pare sa I logjikojne aktet qe bejne ,per te pare shkallen e IQ te tyre,dhe per te pare sa, pse dhe nga kush jane manipuluar.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 12/12/2020 21:00

    Bravo cunat e Shkodres me ju kena me i kall tan shqiptaret para dhe mos u tutni

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2020 16:57

    Z. Kryeminister. Duhet te veproje shteti ligjor. Mos lejo te behen protesta te dhunshme. Reago me force

    Përgjigju
  • Turi: 12/12/2020 16:54

    Turp Voltana qe shprehesh ashtu

    Përgjigju
  • Shkodranja: 12/12/2020 15:55

    Jep dorheqjen moj plehe se nuk erdhen prej Vlore me djeg Shkodren po e dogje ti me PD ne.Po zotin ja lot shkodres e shkodranve se nji llom si ti meritojn.Shkodrant duhet me dal para bashkis derisa te japish dorheqjen.Per Leshin bane namin derisa dha dorheqjen, tash jep dorheqjen ti si turpi i Shkodres e jo si qytetar i par.Je llum e rrugace si ato qe dogjen e thyn qytetin.

    Përgjigju
    • Arbëri: 12/12/2020 17:23

      Shumë e vertet para se gjithash së pari për shkeljen e ligjit covid-19 për dalje në grup....!

  • Besnik: 12/12/2020 15:52

    Sa i shpejt je mor kryeminister ,se nuk dua me ta permend emrin se me irriton,me i krahasu te tjeret boko-haram kur te djeget bytha ,se me dal me fol kur ndodhin keto qe ndodhin si vrasja e te shkretit nuk flet,sepse po' te flasish nuk ndodhin keto shkaterrime ,por me duket se keto te interesojne.

    Përgjigju
  • Zeneli: 12/12/2020 15:40

    Ti nuk ke burr ne shpi por koqe moj Voltan.Me ken ti gruja jeme nuk e kalon manpagun e shpis,e gjen deren e myllun me dry.Me kishte ardh marre me dal ne Shkoder me ken larg qoft burri e prindi jot.Jep dorheqjen se i vune flaken qytetit tand.Shko te Meta,Mona e Basha e mos shkel ma ne Shkoder moj shkarravin.Te dhjefsha burrin e familjen qe ke,nuk ke mashkull per burr ti jo.Ja bane xhamen qytetit ton te bukur e te qet.Harram buka e uji i Shkodres

    Përgjigju
  • Kujtimja shkoder: 12/12/2020 15:33

    Voltana sot kallxoi se Shkodren o don te djegun evte shkatrrume.Mos u ban si Rama po jep dorheqjen menjiher se vec shkodrane nuk je ti moj plehe femen.Shkarravin qe organizon shkatrrimin e qytetit tand,nuk je as femer,as prind po nje lavire e Bashes.Ti kisha rru flokt me te pas nuse shpije.Mjer ai burr qevtebka ty,mjer Shkodra qevte mban ty.Ma keq banja,digje e shkatrroje tan Shkodren se ta kerkon partija moj fundrrin femen

    Përgjigju
  • maloku: 12/12/2020 15:07

    ca jan kta ftyra harta harta qe sa kan mjel lopen i kan mledh voltana me djeg shkodren sa k*rv femen nipat e kushrit e dashnorit prej barbullushit jan moj k*re femen

    Përgjigju
  • Eni: 12/12/2020 14:46

    A kan prind ata femije,duhet keta prind te paguajne faturen e shkatrrimeve qe kan ba femit e tyre.

    Përgjigju
  • Ina: 12/12/2020 14:36

    Voltana Ademi nje grua qelbesire e la shkodren mrapa,hajdute tu pasuru per vete,Ku jane Shkodranet e nershem.

    Përgjigju
  • Facebooku: 12/12/2020 14:35

    Voltana ADEMI kokra e kurves bllokon fb për të gjithë ata që nuk e mendojn njësoj si ajo dhunën. Pa asnjë sharje e ofendim më bllokoi. Më kënaqe o buce e mjerë, faleminderit që më bllokove o volti putanella. Baxhellë femër që fut në dhunë e zjarr kalamaqt që duhet të ishin duke lexuar ose duke luajtur.

    Përgjigju
  • Olti: 12/12/2020 14:21

    turp per voltana dhamshkymen, nje injorante se po e shkatrron qytetin duke e shkatrru dhe ule imazhin e qytetrise me te vjeter ne Ballkan

    Përgjigju
  • Shkodraa: 12/12/2020 14:13

    Jam demokrat me shpirt i persekutum e perndjekem nga komunizmi dhe besa tpakten jane demokratet si un, por nji dicka po du shpreh. Harram mu bafte me pas votu ma pd e ket shurraqen voltan. Ckusur po tka shkodra moj voltan qe i veni flaken? Mire qe ske ba kurrrgja per shkodren e per shkodrant po pse i prish ato pak gjana qe kena?? Kush i mlodhi tan ata klysha kurvash fmije, e ju tha me shkatrru ca i delte perpara?? Ishe ti maj voltan qe drejtove protesten, se je e para me ba lloqe se pune spo tka qefi me ba. Pse po na shkatrroni shkodren maj kriminele, maj e paedukate arrogante, shpellare. Turp tvi qe akuzon policine se ska nderhy kur tdoli situata nga kontrolli. Nuk bahet protesta me fmije bythe e adoleshenta maj shurraqe. Tkjofte faqa e zeze e ka tvije marre si do dalesh neser neper shkoder maj shtrrige. Stjena anku kurre se spo ban asgja per shkodren, po pse duhet me tduru kur ti kryeson kto kaçaket. Harram tu baft respekti dhe vota shkodranve. Na jemi qytetare maj injorante femer, sjemi katunare dhe çetnike. Turp turp

    Përgjigju
    • @erion: 12/12/2020 18:28

      Po ti a pa din me kuptu shkrimin mor te shkerdhefsha tgjalle e tdeken, mar klysh bushtre. Me ta djeg i joti shpine simas teje duhet me i rrah shpatllat? Shko mor injorant

    • Erion: 12/12/2020 16:52

      Bravo sa bukur ke fol o burr i dheut , te gjithe te persekutumit te bashkohen me komunistat , me cfare te kane genjyer o dell ?

    • Eri: 12/12/2020 15:46

      Shkodraa Shkodranet jane njerez fisnik dhe me kulture nuk merren me djegien e koshave te plehrave.Ne Demokraci cdo gje fitohet me intelekt dhe me komunikim te gjuhes politike jo me shkaterrime.

    • Demokrat në gjak: 12/12/2020 14:41

      E saktë o Shkodran fisnik, po kujt po ja thua, kur flet kështu këta mendojn se je i majtë e i Ramës, harrojn që SHQIPËRIA E Shkodra është e të gjithëve, dhe nuk është as e RAMËS E BASHËS E SALIUT E METËS. RESPEKTE PËR DEMOKRATËT E VËRTET SI JU!

  • Skandaloze: 12/12/2020 13:30

    Precedent i rrezikshëm,me t'ardh turp ,anarki fëmijësh analfabetë, ç'farë tmerri kur shikon se këta janë e ardhmja, mercenarë

    Përgjigju
  • Haruki: 12/12/2020 13:22

    Unë do bëja, " Ligjin sipas mases ", nuk funksionojn ligjet ,psh ligjet Skandinave, tekë ne Shqitaret! Shumë e thjeshtë është kjo. Me krimineli duhet vetëm FORCA E DRURIT, përndryshe nuk ia kap rradakja.

    Përgjigju
  • Sedija: 12/12/2020 13:17

    Pse po na shkatrroni Shkodre moj Voktan,moj femen e degjenerume.Po kush ju voton ma ju.Qa doni ma prej shkodret mor Sali,Ilir e ti moj plehe rrugash.Tu shoft fara moj Voltan mos e gzosh jeten.Nuk mjafton qe e je ba Shkodren si Kabul e tash prap po e djegni e shkatrroni? O ju vraft i madhi zot e mos pashi nji dit te bukur ne familjet tuja.

    Përgjigju
  • sifi: 12/12/2020 13:17

    Te protestosh paqesisht eshte normale dhe demokratike ,por te djegesh pronen publike dhe private dhe sidomos djegjen e selise se kundershtarit politik pra PS eshte ,fashizem i paster.Kuptohet qe intelektualet shkodran nuk ja lejojne vetes, por llumi shfrytezohet lehte.PD historikisht antidemokratike dhe klanore.Zgjedhjet do e fundosin perfundimish ,qe te hapet rruga e rinise intelektuale ne PD.Me kete lidership nuk vjen kurre ne pushtet

    Përgjigju
  • Drejtesia: 12/12/2020 13:16

    Ti fusin ne burg prindrit e ketyre cerrave dhe Keta ne pune ne miniere... Degjenerimi i shkodraneve Jane keta... Se nje shkodran wytetar denbabaden nuk ben keshtu. Volta a Ademi pse ben sehir

    Përgjigju
  • Ai tipi: 12/12/2020 13:12

    Kalamanje nga 12-13 vjec qe bertasin "poshte diktatura"...ahahahahhaha...keta te PD dhe LSI duke e dijtur qe e kan emrin ne list nga SHBA-BE ja kan lene regjizorllekun garipave kokainoman si Stresi qe nga arratia e tij jep urdhrat...keta shpellaret po e shkatrrojne Shqiperine vec nga inati qe kan nje duo lideresh qe jan kokrrat e budallenjve pa vizion e pa program politik! Duke vepruar keshtu jo vetem qe po ja nxijne surratin Shqiperise por nuk kan per te shkuar kurr ne pushtet, ndoshta kur te vdesi S.B kryeshpellari i UDB-se! TURP, sot e treguat qellimin e vertet te "protestes" tuaj "paqesore"dhe gjoja per Klodjanin....

    Përgjigju
  • Loran: 12/12/2020 12:57

    Bravo Shkodra hallall

    Përgjigju
  • Leci: 12/12/2020 12:56

    Sikur kjo kur*a tha gjith protesta do bahet paqesore! Dhumi Bushatllijeve ky babaj i kryetarit FRPDse Shkoder drejtori Zjarr Fikes nuk qoj nje Zjarr Fikse per ta shuar zjarrin qe eshte para poliklinikes Qendrore ,qe njerezit ne kete situat pandemie kane nevoje me shum,kjo eshte PDja e krimit.

    Përgjigju
  • Enea: 12/12/2020 12:48

    Bravo policia që nuk po ndërhyn, bëjeni siç e bën dhe policia në vendet europiane: kur ka minorenë të përfshirë në akte dhune, thjesht i filmojnë dhe detyrimin ligjor për pagimin e faturave të dëmeve e kanë prindërit. Pra, të gjithë ata fëmijë që kryejnë dëme në hapësirën publike, faturën financiare e ka familja. Dhe kështu as nuk preken fizikisht fëmijët, as nuk traumatizohen përmes arrestimeve pasi janë të manipuluar dhe ndërkohë familja merr një mësim për t'i edukuar ndryshe fëmijët.

    Përgjigju
    • Polici eshte hero: 12/12/2020 13:10

      Bravo per komentin. Me ne fund po lexoj dike te mbroj policine dhe jo ta denigroje. Ka 3-4 dite qe jane mbushur mediat online me ofendime, sharrje dhe mallkime per policine. Edhe gazetaret kane frike te lavderojne punen e policisene televizione. Nuk ndodh kshu ne asnje vende Evropian vetem ne Shqiperi. Policia po sillet sic do polici ne Evrope, kazane te djegur dhe xhama te thyher nga shurraker ka kudo ne Evrope. Nuk vret policia, nuk eshte kriminel polici!!!! Polici mbrohet nga qeveria e tij dhe nga intelektualet. Mbrohet publikisht dhe pa frike ne cdovende te civilizuar. Jo si qeveritaret tane qe i shesin per politike apo te justifikojne doreheqje dhe paaftesi.

  • korcari: 12/12/2020 12:47

    kho eshte fytyra bastarde e Pd dhe cerrave te vogel qe perdoren nga eksponente te pd shkoder nuk beheni si parti se e ndjeni humbjen e thelle qe i pret me 25 prill

    Përgjigju
  • Polici eshte hero: 12/12/2020 12:44

    O populli veshderr doni policine tani tu mbroj nga shurrraket me tuta 2 mij lekshe? Kjo ndodh kur polici i shtetit shitet nga qeveria dhe politika. Nxirrni policin nga qelia o plehra.

    Përgjigju
  • Ça bonë?: 12/12/2020 12:42

    Po dysheku dopjo çfarë kërkonte brënda selisë së PS?! Seli partie me krevat dopjo!!!!!!!

    Përgjigju
    • @ca bonë: 12/12/2020 14:33

      Pyet maman dhe motrën tënde e dinë mirë historinë e dyshekut, qënke dhe dobic i zgjuar vetëm ty të ra në sy dysheku.. Nuk thon kot djal Kurve.

    • Vllaznia: 12/12/2020 13:15

      U kall një bordello

  • Loran shehu: 12/12/2020 12:42

    Hallall Shkodres

    Përgjigju
    • vetevendosje: 12/12/2020 17:55

      CECENEVE DHE BARBONEVE TE PD-SE NE SHKODER DO U COJME TOM DOSHIN TU PRES VESHET ! SHKODRANET DO I MARRIN ME SHKELMA MALOKET E SHPELLARET E PD-SE QE PERDHUNUAN SHKODREN NE MES TE DITES !!

  • Tani: 12/12/2020 12:37

    Shqipëria besoj është i vetmi vend në Europë që i lë fëmijët rrugëve tërë ditën...se ku shkon fëmija se ç'bën...Dhe më falni se nuk kuptoj diçka thërrasin "kërkojmë drejtësi për Klodjanin" por drejtësia funksionoi: polici u arrestua, ai kërkoi gjithashtu falje publikisht në sallën e gjyqit duek shprehur pendesë të thellë dhe sigurisht që do të dënohet për aktin që ka kryer pa asnjë mëdyshje. Ministri i Brendshëm dha dorëheqjen, bashkë me Drejtorin e Policisë së shtetit.. Pra, ç'kërkojnë këta që protestojnë?! Duan të vijnë në pushtet ? Prisni zgjedhjet shkoni votoni në 25 prill dhe aty e kuptoni nëse jeni pakicë, apo shumicë...

    Përgjigju
  • Joni: 12/12/2020 12:36

    Kur policia te thote ndal ne mes te nates, duhet te ndalesh apo jo???kaq e thjeshte eshte.

    Përgjigju
    • sulo: 12/12/2020 13:31

      shiko filmin “lulekuqe mbi mur “ ta kuptosh kush te vret kur sndalon.

  • B*3: 12/12/2020 12:36

    Policia ku eshte? Perse po i lini te na nxijne faqen kalamajte e b...? Z. Rama, perse po e lejoni kete gje? Ku eshte shteti? Kjo nuk eshte proteste, por thjesht dhe paster, vandalizem. Cfare prisni qe lejoni keta terrorista te shkaterrojne gjithcka? Kur do vej dore SPAK per kriminelat SB, LB, IM dhe MK. Keta duhen ne burg qe populli te eci perpara.

    Përgjigju
  • Karadakliu: 12/12/2020 12:22

    Kane humbur shpresen per fitore,jane te tmerrur nga mosperkrahja e popullit,keni mbetur PAK,Fort PAK.Po i mashtrori me shqerka femijet,Me 25 sovrani do ju izoloje teresisht,ngelni jashte loje.

    Përgjigju
  • Shkodranja: 12/12/2020 12:20

    Ju vraft zoti mor PD-ista qe po na theni Shkodren.Tu shoft fara moj Voltan qe po ja ban edhe kyt Shkodres.Keni lshu rrugacat me na thy e shkatrru qytetin ton te bukur per politik.Ishalla hapin syt SHKODRANT se kush jan PD e LSI,me shkatrru e thy gjithcka.

    Përgjigju
  • UDB: 12/12/2020 12:13

    Ja se qfar është duke bër UDB e serbis me sali berishen ...!!!

    Përgjigju
  • Zenepja: 12/12/2020 12:11

    O Voltan,mir qe nuk vune nji gur ne Shkoder per 6 vjet po te pakten mos i lsho rrugacet per te thy e shkatrru edhe ato pak gjana qe i kan mbet Shkodres.Shkoni ne Tiran,qa na duhet ne shkodranve apo kena pak telashe e fukarallek.Mblidhi moj bib ato plehna e mos i nxjerr me na shkatrru Shkodren ton

    Përgjigju
  • Djdjdjd: 12/12/2020 12:07

    Ka shprese se me drogaxhinj edhe me minorene do rrezohet qeveria bravo ju qofte ,pa kosto fare me nje teke hashash e rrezuat

    Përgjigju
  • Bravo: 12/12/2020 11:55

    Protesta eshte arma mbrojtese e demokracise, dhe dhuna tregon se klasa sunduese ka harruar te degjoje popullin. Bravo gjithesecilit qe merr guximin dhe ushtron pergjegjesine qytetare per te protestuar.

    Përgjigju
    • Sara: 12/12/2020 12:13

      Idot,Shkodra asht e varfer,nuk kena nevoj me na thy e shkatrru Shkodren ton rrugacat e Voltans e Salis.Te shkojn ne Tiran po jo me na prish qytetin ton

    • Bravo: 12/12/2020 12:05

      Bravo për shkatrrim, si nuk keni fytyr ???

    • polici eshte hero: 12/12/2020 12:05

      Protesta eshte tjeter gje dhe vandalizmi dhe huliganizmi tjeter.. Nuk eshte njesoj nje proteste demokratike me nje grup huliganesh futbolli apo pijanecesh dhe drogaxhinj qe djegin dhe shkaterrojne sic bejne cdo fundjave ne Evrope. Ik beje kete ne Evrope apo Amerike te djegesh e te shkaterosh dhe e sheh klasen funduse.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?