Aksident në Shkodër, 15-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përplaset me murin, mbetet i plagosur bashkë me shokun e tij

25 Janar 2022, 20:05| Përditesimi: 25 Janar 2022, 20:40

  • Share

Një aksident ka ndodhur në lagjen Partizani në rrugën e Komanit në Shkodër. Një mjet tip ‘Benz’ me drejtues 15-vjeçarin R.S, banues në Dobraç , ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avullie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S.,16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

‘Më datë 25.01.2022, rreth orës  19:30, në lagjen Partizani, Rruga e Komanit, Shkodër, mjeti tip Benz me drejtues shtetasin R. S., 15 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një avllie. Si pasojë e përplasjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit R. S., dhe pasagjeri E. S., 16 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 25/01/2022 20:15

    Prindërit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?